Kryemadhi: Hapja e negociatave është shumë e rëndësishme për Shqipërinë

450
Sigal

Ju duket normale kjo që po thoni sepse po akuzoni njeriun më të rëndësishëm të vendit, Kryeministrin e Republikës që është përdorues lëndësh narkotike.

Unë jam e gatshme që të pres që zoti Kryeministër ka barrën e provës dhe ta vërtetojë që ai nuk merr lëndë narkotike dhe këtë mund ta bëjë çdo njeri. Mos harro që është Kryeministri që i ka fatet e vendit në dorë, ka të ardhmen e një vendi në dorë. Mos të harrojmë që në çdo vend që do të shkojmë, ka Kryeministri që jo vetëm i nënshtrohen vizitave psikike dhe klinike, por edhe japin të gjithë analizat e tyre të trupit të bëra në klinika të specializuara. Mos të harrojmë që francezët u ndjenë shumë të zhgënjyer nga Miterani, kur morën vesh që ishte zgjedhur president i Francës edhe pse ishte i sëmurë me kancer. Dhe atëherë është bërë një debat i jashtëzakonshëm për mungesën e sinqeritetit nga ish-presidenti i Francës. Unë mendoj sot që në situatën që ne gjendemi, Shqipëria dhe shqiptarët, Parlamenti dhe politika, nuk mund të mbeten në dorën e një njeriu që është peng i emocioneve të veta, po themi për momentin, sepse unë nuk mendoj që është peng i emocioneve, është peng i një grupi të caktuar që kanë përfituar nga një moment dobësie të tij dhe që nga ai moment, e kanë marrë peng.

Përse do e bëni këtë akuzë pikërisht tani, pikërisht ndaj këtij Kryeministri? Shqipëria ka pasur 7-8 që nga viti 1990…

Është institucioni që përfaqëson, ai që është marrë peng. Nuk ju bën përshtypje çfarë po ndodh ditët e fundit? A e dini çfarë po ndodh në administratë? A e dini që po bëhet një rrokadë drejtorësh të përgjithshëm vetëm me një qëllim, zgrap sa mund të zgrabësh sepse nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë nesër. A e dini ju se sa denoncime që po më vijnë mua sot nga një grup i tërë që po punojnë, i cili po tregon se si po vidhen para nga Buxheti i Shtetit me firma fiktive, me gara të ashtuquajtura tenderë abuzive pafundësisht që kanë vlera marramendëse dhe të gjitha këto ndodhin në një kohë emergjente, sepse duhet të bëhen pa filluar muaji mars, në mënyrë të tillë që të spostojnë.

Çfarë lidhje ka muaji mars?

Sepse duan që të bëhen lëvrimet e buxhetit para muajit mars-prill, sepse mesa duket Rama po përgatitet për surpriza dhe do të bëhet gati në mënyrë që paratë e Buxhetit të Shtetit që paratë të shkojnë që tashmë në duart e segmenteve të caktuar. Kjo është krejt normale, sepse me sa di unë nga janari në mars livrohen fondet e Buxhetit të Shtetit, i cili miratohet në nëntor të vitit të mëparshëm dhe bëhen tenderët, pra është një procedurë krejt normale. Është një procedurë sepse bëhen tenderë apo koncesione, të cilat nuk kanë lidhje fare me atë që është parashikuar në Buxhetin e 2019.

Si mund të bëhen tenderë për diçka që nuk është miratuar?

Për paratë të cilat janë alokuar për të blerë këtë gotën e ujit, por në fakt shkojnë për këtë kolltukun. Tani për momentin nuk mund të flas më konkretisht, do të flas më konkretisht kur të kem dokumentet përpara syve.

Në çfarë sektori bëhet fjalë?

Në të gjitha. Ke në shëndetësi, në infrastrukturë, në bujqësi, kudo. Edhe e gjithë rokada që po ndodh sot është në shërbim të lëvrimit të këtyre parave. Një nga arsyet është çështja e Unazës, e cila mund të shërbejë si një dokument për të intimiduar grupe të caktuara, në mënyrë të tillë që ti mbyllet goja Ilir Babaramos, i cili fshihet pas këtij grupi interesi, për ta përdorur një eksponent politik për të dhënë një intervistë, për ti krijuar një hapësirë Ramës, për të fituar suspancë, hapësira që të vazhdojnë me lëvizjet e tilla.

Çfarë po ndodh konkretisht?

Tenderë të cilat Edi Rama do ti përdori për elementë të caktuar në politikë. Emra biznesesh të cilat mbrapa tyre fshihen politikanë, në mënyrë të tillë për ti përdorur kundra opozitës, apo edhe për të krijuar tymnaja në rrethin e opozitës.

Politikanë të opozitës që do të përdoren kundra opozitës?

Po! Këto janë skema të Edi Ramës, mos u çudisni nuk ka për të ndodhur, sepse impakti i tyre është zero në opinion politik. Asnjë njeri nuk mund të bëhet me Edi Ramën.

E quani blasfemi që po ritenderohet Unaza e Re. Po përse? Pavarësisht se aty u kapën me thes në dorë me 18 milion euro që do të çoheshin në parajsë fiskale, megjithatë të biem dakord që tek ajo rrugë duhet ndërhyrë. Nuk është një rrugë e standardeve evropiane… Të bësh 500 metra në Unazë shpeshherë të duhen 45 minuta…

Ja e shikoni që edhe ju vetë jeni të keqinformuar? Ty atë 500 metra për 45 minuta nuk ta bën Unaza e Re nga Shkolla Teknologjike deri tek Sheshi ‘Shqiponja’. Nuk ta bën ajo problemin. Ty problemin ta bën fluksi i hyrjes për në autostradë, sepse të vjen edhe veriu, edhe jugu edhe Shqipëria e Mesme që të hyjnë tek ‘Shqiponja’. Kur ndërkohë këto 40 milion bëje në mënyrë të tillë, bashko sheshin ‘Shqiponja’ me Bulevardin e Ri në mënyrë të tillë që gjithë veriu dhe gjithë pjesë e Krujës, Fushë-Krujës, Durrësi etj, të futen në Bulevardin e Ri për të kaluar në aksin tjetër. Së dyti, ty trafikun nuk ta bën ai segment sepse e ke një rrugë me 12 korsi, ka edhe trotuarin dhe është një projekt i përfunduar. Sepse të tillë rrugë e ke sikurse te Unaza e Re te Komuna e Parisit, apo te TEG-u. Pastaj e zëmë se qenka ky problemi, ku është projekti? Ku është studimi i fizibilitetit që ti përllogarit mjetet dhe përsa minuta rrinë mjetet në trafik? Kush e bëri studimin? A e bëri kompania që mori investimin, Victoria Invest? Pra, çfarë ka ndodhur me Unazën e Re? Ato para do të shkonin në një off-shore dhe nga aty ndoshta do duhej të ishte lënë për të parë se ku duhet të përfundonin, pra do të ishte një proces shumë i gjatë. Këto para ai do t’i ritenderojë përsëri, ku më e pakta tenderi ka filluar me 5 milion euro më pak. E dyta, ai nuk ka hallin e rrugës së Astirit. Edhe sheshrrotullimi që themi ne tek Astiri është i planifikuar.

Pra, ju thoni që nuk tërhiqet? Pasi ai nuk po flet më për prishjen e Teatrit për shembull dhe ndërtimin e 6 kullave aty…

Kam përshtypjen se do ketë ngrënë ndonjë kolpo të madhe financiare dhe ndoshta prandaj nuk i ndërton dot kullat e Teatrit Kombëtar. Ngaqë mbahet njeri u mençur shumë, mund të ketë humbur disa para gjëkundi, investitorët e tij le të themi. Ky njeri që tha: ‘Do ta bëj gjakun deri në gju për Teatrin Kombëtar” u tërhoq sot. E mori dhe e futi edhe ato Erjon Velinë e shkretë në një qorrsokak. Pse? Sepse që të hysh në një projekt t tillë që kërkon 200 milion euro dhe firma e cila e ka fituar tenderin nuk ka turn-over 200 milion euro në 20 vjet punë të jetës së saj, nuk mund të investonte. Nuk ka bankë brenda apo jashtë Shqipërisë që të jepte 200 milion euro kredi. Atëherë? Teatri Kombëtar ishte lavariçe e pastrimit të parave. E mesa duket, ata që do pastronin paratë, kanë ngrënë ndonjë kolpo diku në ndonjë shtet të botës.

Mendoj që jeni disi kontradiktore, sepse nga njëra anë thoni që këta vjedhin në përmasa galopante dhe nga ana tjetër që kanë pësuar kolpo… Tani o kanë vjedhur, o s’kanë vjedhur…

Ky zotëria para 6 viteve kishte 3 mijë euro apo jo? Po ja po themi 20 mijë. Se orator i madh ai, ka punuar edhe në emigrim dhe ka fituar lekë. Ja edhe 200 mijë. Problemi qëndron që ky zotëria në 5 vjet si i bëri paratë? Duke vjedhur. Si do pastrohen paratë? Duke bërë një Teatër Kombëtar. Do bësh sikur hedh 200 milion euro, por në fakt hedh 20 milion euro dhe do thuash: Fitova 180 të tjera. Pra, skema e pastrimit të parave është një skemë e cila për mua duhet bërë një sensibilizim i opinionit publik për ta kuptuar sepse ka shumë kompani të vogla, të cilat nuk e dinë se si funksionon kjo punë, të cilat bëhen peng i joshjes nga individë të caktuar për të shitur biznese që kushtojnë 5 lekë dhe bëjnë si kur i shesin për 100 lekë dhe më pas bëjnë dokumente false që shërbejnë si transaksion, gjë e cila jam e bindur që do të jetë një nga aksionet që Shqipëria për sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar. Besoj se ka më shumë se 18 muaj që SHBA, DASH, Agjencia e Inteligjencës së SHBA-ve artikulojnë në raportet e tyre shtetërore, në të cilat Shqipëria është kthyer në një lavatriçe e pastrimit të parave, përveç kësaj edhe shumë vende të tjera të BE-së, pas një ndryshimi të një izolimi që i ishte bërë komplet problematikës, pra është si puna e një të sëmuri, i cili izolohet në një karantinë, mbas lëvizjeve të disa segmente të ndërkombëtarëve në Shqipëri, kemi tashmë që shumë vende të Bashkimit Europian ndihen mjaft të ndikuar nga ky funksionim dhe nga ky instrument i pastrimit të parave në Shqipëri e cila ka shërbyer si lavatriçe e pastrimi të parave. Nuk është thjesht pastrimi i parave të cilat vijnë si rezultat i korrupsionit, por vijnë si rezultat i dograve të rënda apo edhe në momentin që zbulohet një laborator në Kukës që është i lidhur me heroinën, gjenden 500kg heroinë që përkthehet në vlerë monetare në shuma shumë të mëdha. Në fakt çdo njeri që merret me investigimin apo me luftën kundër krimit të organizuar ka informacion që grupeve kriminale që trafikojnë heroinë janë grupe të cilat janë të lidhura me grupe terroriste të lindjes së mesme