Kryemadhi-gazetarit: Pronari yt të kthejë pronat që u mori shqiptarëve me 1 euro

286
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka shpallur tashmë mosbindjen civile duke u ulur në rrugë bashkë me mbështetës të saj.

Gjatë momentit të uljes në rrugë, Kryemadhi pati replika edhe me gazetarin e Report TV duke theksuar se paguhet nga pronarë që kanë marrë pronat e shqiptarëve me 1 euro duke i shërbyer tani Edi Ramës.

‘Ta marrin vesh shqiptarët që Karlo Bollinos i janë dhënë mijëra metra katror pronë shqiptarësh më 1 euro’, tha Kryemadhi.

Pas këtij debati, Kryemadhi theksoi se nuk sulmoin gazetarët, por ata që marrin pronat e shqiptarëve me 1 euro.

Replikat:

Kryemadhi: Largohuni nga burgu i Edi Ramës, mos iu nënshtroni.

Gazetari: Zonja Kryemadhi ju paralajmëruat se do ta prishin tetarin vetëm kur të kalonin mbi trupat tuaj, nuk kishit mundësi ta shmangnit shembjen?

Kryemadhi: Bëji të fala Karlos vëlla, unë aty isha aty do jem prapë, po Karlos thuaji sa të shembi teatrin…

Gazetari: Unë po ju pyes si qytetar…

Kryemadhi: Nëse më pyet si qytetar hiqe mikrofonin dhe mu drejto si qytetar dhe ulu këtu më mua.

Kryemadhi: Kur ti kthej Karlo pronën shqiptarëve, me mijëra m2 që e ka marrë me 1 euro nga Edi Rama dhe Erion Veliaj…

Gazetari: Si mund të sulmosh një gazetar?…

Kryemadhi: Të fala Karlos…