Kryemadhi nga Fieri : Edi Rama një ‘vrasës’ i punësimit, shqiptarët po largohen

348
Sigal

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me strukturat e LSI-së në Fier. Në fjalën e mbajtur Kryemadhi u shpreh se Shqipëria prej kohësh nuk shikohet si një shtëpi.

“Ndjehet çdo ditë dhe më shumë mungesa e shtetit.Në xhepat tuaj pakësohen paratë dhe po shtohen taksat, çmimi i energjisë ujit po rritet.Kjo ka sjellë që shqiptarët të largohen.Vetë vitin e kaluar emigracionii u rrit me 22%.Prej 2-3 muajsh jemi  në fushatën e anëtarësimeve të reja . Në ShBA takuam disa të rinj , të cilët kishin një merak, të ktheheshin dhe të ndërtonin jetën e tyre në Shqipëri.Edi Rama një vrasës i punësimit dhe sidomos i punësimit të të rinjve. Nuk hapi 300 mijë vende pune dhe rrogat nuk i rriti. Ne kemi nevojë për të rinjtë sepse pa ta nuk mund të kemi energji. Ndjehemi krenarë  që rinia beson tek LSI, sepse ne i kemi dhëne mundësi të rinjve”.