Plagosi me thikë 40-vjeçarin në klubin e natës, i riu shqiptar arrestohet dy muaj pas ngjarjes

355
Sigal

Një shqiptar, i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje, është vënë në prangat e policisë italiane të Tramos.

Mediat italiane shkruajnë se, ndaj shqiptarit me iniciale T.I., 30-vjeç, banues prej disa kohësh në Itali, por jo me një vendbanim fiks, është lëshuar një urdhër për paraburgim nga Gjykata e Teramos.

Shqiptari i shpëtoi policisë në 12 dhjetor 2019, kur Karabinierët e Departamentit të Operacioneve arrestuan tre anëtarë të tjerë të një grupi (një italian dhe dy shqiptarë).

Të arrestuarit, në bazë të hetimeve të kryera nga Njësia Hetuese, u identifikuan si autorë të një sulmi të dhunshëm që ndodhi më 7 dhjetor në Martinsicuro, pranë një klubi nate “Las Vegas”, kundër një shqiptari tjetër 40-vjeçar.

I riu shqiptar i arrestuar kishte goditur me thikë kushëririn e një prej sulmuesve. Ai priste që dyzet vjeçari të dilte për ta rrahur brutalisht jashtë klubit, por ai ishte dhunuar aq shumë saqë u transportua në spital, në rrezik për jetën.

Personi i arrestuar, siç është urdhëruar nga Autoriteti Gjyqësor, është dërguar në Gjykatën e Qarkut në Teramo.