Kryemadhi: Detyrim kombëtar t’i kthejmë shpresën dhe t’i garantojmë të ardhmen rinisë

264
Sigal

Fjala e plotë kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi në kampin veror të LRI-së

Vasili besoj ishte një gjë e mirë që fjalët e Aurelit, Endrit dhe Alertit janë shumë më të mençura se fjalët që do them unë, që do shaj që qeveria na ka rritur taksat, po na merr shpirtin. kuptova që ajo që tha Ahmeti dje pë rShqipërinë, për arsimin, për ekonominë, kryefjala e LSI është për të rinjtë dhe të rejat e Shqipërisë.
Kryefjala jonë nuk është më thjesht një slogan. Sot është shumë i rëndësishëm identiteti i fëmijëve tanë, integriteti i rinjsë tonë dhe mbi të gjitha sot është shumë i rëndësishëm integriteti i vendit tonë. Unë jam e bindur që po të punojmë shumë, siç kemi punuar me ju pak nga pak, ashtu siç para dy muajsh unë takova Endrin dhe e takova nëpërmjet Markos në Qesarakë që është në Komunën e Dajtit dhe Marko më prezantoi me disa shokë të tij, unë kërkova ndihmë për të na ndihmuar me djem dhe vajza, të rinj apo djem të lagjeve. Shikoja që Endrit i shkëlqenin sytë. Mora vesh që Endri ishte më i vogli nga grupi dhe është thuajse më i vogli edhe këtu në kamp. Pas asaj dite, Endri më ka organizuar kater takime me shokët e tij që e kanë kaluar 50 veta. Isha e shokuar për faktin se si një djalë 16 vjeç kishte kaq shumë shoqëri, por harrova që jam nënë e tre fëmijëve dhe hutohemi ndonjëherë nga inatet politike, ngatërrohemi me vëmendjet e tepërta që marrin çështjet e imazhit, për lajmet të cilat ndonjëherë janë demode. Kemi harruar që kemi shumë djem dhe vajza që janë aktivë, që janë gjeni, që e duan Shqipërinë dhe harrojmë që kemi fëmijët tanë mbi të gjitha që na duan dhe nuk duan të na lënë.

 


Sot 80% e anëtarëve të kampit, që po e deklaroj publikisht janë 160, që janë te testuar për virusin Covid-19 dhe për arsye jo se janë negativë. Është një fitore shumë e madhe për LSI që në këta 160, në të gjitha takimet që kemi bërë, Floida mund të më ndihmojë sa ka qenë numri i telefonatave që të gjithë ju keni bërë dje me shokët tuaj të cilet u kanë premtuar voten për LSI, por jo vetëm votën edhe angazhimin e tyre, por mbi të gjitha shoqërinë e tyre. Sot partitë politike kanë nevojë: për besimin, për shoqërinë, për miqësitë e të rinjve dhe të rejave. Ne quhemi si partia e të rinjve, ta zhvillojmë më shumë këtë miqësi midis të rinjve dhe të rejave, t’i mësojmë dhe partitë e tjera, sepse ka dhe të rinj të tjerë që kanë bindje të tjera politike, por t’i mësojmë që të duan vendin, sepse ajo që është më e rendësishme është Shqipëria. Për ne është Shqipëria, sepse Shqipëria është shtëpia jonë dhe ubë nuk di ndonjërin që ta rrënojë shtëppinë e tij, vetëm budallai e rrënon shtepinë e tij, por ne nuk do ta lëmë asnjëherë që të rrënohet, do të marrim përgjegjësi për të ecur përpara dhe për t’i cuar gjërat drejt asaj për të cilën ne aspirojmë, Integrimin Europian. Unë do të doja të flisja pafundësisht, por me thënë të drejtën kam dëgjuar që programi i darkës sot është shumë interesant. Ne kemi arritur të bëjmë një gjë shumë të mirë, kemi arritur të bëjmë një gjë shumë  të mirë, që në këtë situatë  të vështirë, i kemi mbijetuar një po themi tensioni dhe t’i mbijetosh një tensioni te madh të kësaj kohe, përvecse është angazhimi juaj, atë që ju e keni përballuar, por është edhe hiri i zotit që ua ka dhënë ju, ua ka dhënë për të  jëtuar në një vend kaq të bukur sic është Shqipëria, mu në mesin e botës, në mesin e dheut, do të thotë që je një gjë shumë e rëndësishme, jemi vërtet një vend i vogël, jemi vërtet një vend i varfër, jemi popull i varfër, jemi vend shumë i pasur, nuk jemi të pasur nga burimet natyrore as nga nafta, as nga mineralet që na i marrin të tjeret, as nga shumë e shumë gjera të tjera, por jemi të pasur se kemi popullatën më të re e cila do të jetë nje nga armët tona më të fuqishme dhe pasuritë tona më të mëdha si popull dhe nuk duhet ta lëshojmë kurre nga dora sepse ajo na bën atë që jemi të veçantë dhe të ndryshëm nga të tjerët siç është shqipëria një vend i bekuar nga Zoti dhe këte bekim kaq të madh që Zoti i ka dhënë Shqiperisë më këto të rinj dhë të reja, unë so të dëshiroja ti bashkangjitemi të gjithë së bashku per arsye sepse vetëm kështu ne mund të shpëtojmë vendin tonë, për të mos u larguar mjekët nga Shqipëria, inxhinierët, mësuesit, ekonomistët, të rinjtë dhe të rejat, janë humbja dhe varfëria më e madhe që mund ti ndodhi një vendi, u emocionova dje kur u ula nga ora 3 me Aurelin, Endrin dhe Alertin dhe u habita kur kora vesh që mesatarja e Aurelit ishte 9.6 duke e ditur që çunat janë pak problematik, dhe e pyeta se çfarë do të bëhesh dhe më tha veterinari. Veterinari? Më pëlqen më tha, e me vendosur i thashë? E kam vendosur sepse kam 8 vjet që e mendoj. E pra ne kemi nevojë siç mendon Aureli për të ardhmen e tij që para 8 vitesh, ne nuk duhet të mendojmë për 8 vite, duhet të mendojmë për më shumë, për shekuj për të mbjellë forcën dhe besimin tek ju që ju ta mbillni tek fëmijët tuaj e kështë me radhë sepse vetëm kështu ne mund ta mbajmë në dorë vendin tonë.


Endri tha do të bëhem psikolog, e për tu bërë psikolog duhet të jesh dhe pak i qetë dhe qetësia e Endrit dhe ajo që është më e rëndësishme, dëshira për të pasur komunikimin, dëshira për të pasur forcën tek njëri tjetri, jam i bindur që do ta bëjë psikologun më të mirë në Shqipëri. Jo psikolog për të pasur dhe për të kururar ata që vuajnë nga tramat e falimentimit të ekonomisë, nga traumat e dhunës në familje, por jam i bindur që do të jetë psikologu që do të menaxhojë lumturinë e tërinjve dhe te rejave sepse bashkë me Aurelin, me Alertin, Sarën, Anën, Selmën e të gjithë djemtë e vajzat, me Klismanin që është i vetmi që kam frikë në 12 vjet kamp. Gjithë jetën kam kërkuar llogari pse nuk i lani enët, i vetmi njeri që më kërkon llogari është Klismani që më thotë pastro tavolinën ku ha bukë.
Kështu që të gjithë me radhë do të jemi të lumtur ose ta duam vendin, ose të punojmë pa hile dhe mbi të gjitha jo vetëm me besim brenda vetes, por mbi të gjitha me besimin në Zot.
Ju e dini që unë besoj në Zot dhe besimi në Zot do tju japë besim, paqe për të arritur ëndrrat e juaja. Dhe ky besim, nuk është thjesht një besim që ne të themi o zot.  Është një besim që vjen brenda jush për të realizuar atë që është më e mira, për të realizuar të gjithë ne atë që ne aspirojmë. Për të ndërtuar shtëpinë tonë Shqipërinë. Unë i uroj të gjithve një vit shkollor të mbarë. Do takohemi shumë më shpesh tani sepse i kam dhënë fjalën me gjithë shokët e shoqet që kam folur në telefonë nëpërmjet telefonatave tuaja për të pirë kafe dhe unë shquhem që e mbaj fjalën. Kështu që keni një punë shumë të madhe.  Një punë e cila do të shpërndahet në të gjithë vendet e Shqipërisë sepse për shkak të pandemis ne ishim vetëm me një pjesë të gjimnazistëve të Tiranës dhe ju kërkojmë falje të gjithëve të rinjve dhe të rejave nga Shkodra në Sarandë, nga Korça, nga Vlora, nga Elbasani, nga Dibra, Kukësi, nga Berati, Skrapari, të jeni të bindur që vitin tjetër do ta bëjmë kampin më të madh se çdo vend tjetër pasi Shqipëria do të jetë e lirë dhe do të jetë në duart e të rinjve dhe të rejave më të mirë që ka Shqipëria sepse ky është misioni i LSI-së. Misioni i LSI-së nuk është që të fitojë pushtet. Misioni i LSI-së është që ti japi të rinjve drejtimin, për të drejtuar Shqipërinë drejt Bashkimit Europian. Për ta drejtuar Shqipërinë në rrugën që kanë nevojë shqiptarët dhe për të qënë të barabartë si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre.  Zoti ju ruajttë ju, familjet tuaja. Zoti bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që ndodhen. Zoti e bekoftë këtë rini të mrekullueshme. Ju faleminderit dhe suksese të gjithëve.