Kriza politike. Nis takimi i krerëve të partive në Kryesinë e Kuvendit

524
Ftesës së Partisë Republikane dhe asaj Agrare Ambientaliste për një takim sonte në orën 20:00 në Kryesinë e Kuvendit i janë përgjigjur Lulzim Basha, Ben Blushi, kreu i LSI Petrit Vasili, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi, Dashamir Shehu dhe Nard Ndoka.
Por veç këtyre, në minutën e fundit ftesës i është përgjigjur dhe Kryeminstri Edi Rama. Ai ka shkuar rreth orës 20:00 në Kryesinë e Kuvendit. Rama është shfaqur në hyrje të Kryeministrisë në momentin që kreu i PD-së, Lulzim Basha po jepte një konferencë për mediat.
Kryetari i PD, ishte duke dhënë një mesazh sqarues në lidhje me intervistën e dhënë nga ai për një gazetë autriake dhe qëndrimin e mbajtur nga mediat shqiptare. Sipas Bashës ky ishte një informim i intrumentalizuar nga qeveria. Në momentin që Basha po fliste pas shpinës së tij shfaqet kryeministri Edi Rama, i cili qëndorn për disa çaste duke ndjekur intervistën e Bashës dhe më pas e ndërpret: Erdha unë.
Marrëveshja politike duket se ka mbetur në datën e zgjedhjeve. PS deklaron se nuk tërhiqet nga 18 qershori. Kjo gjë u përsërit edhe pak orë para takimit nga Edi Rama në Elbasan. Ndërkohë PD pranon të gjitha pikat e paketës McAllister, por kërkon shtyrjen e zgjedhjeve.
Sigal