Kriminale kjo që po ndodh/Shqiptarët që vijnë nga Greqia duhet të firmosin se “do mbyllen brenda në shtëpi dy javë”!

206
Sigal

Më së paku kjo që ka vendosur qeveria Rama ndaj emigrantëve shqiptarë që vijnë nga Greqia për të votuar, është e paligjshme, bile edhe kriminale. Pra duke ditur nga informacionet sekrete prej shërbimeve të “patronazhistëve” të Rilindjes se në masë dërmuese shqiptarët me banim në Greqi do të vijnë për të votuar kundra kryeministrit Rama, qeveria ka nxjerrë me anë të Policisë së Shtetit një formular ku shkruhet “se do rrijë brenda në shtëpi mbyllur për dy javë”!

Ata vijnë për të votuar dhe le të votojnë për cilëndo parti që duan. Ata nuk vijnë nga larg e me harxhime rrugëtimi, për tu mbyllur në shtëpi!

Në të kundërt lajmet i ndjekin nga vendi i punës apo banimit në Greqi se si dalin votimet!

Kjo që po bën qeveria shqiptare me emigrantët shqiptarë në Greqi nuk ka ndodhur as në kohët e fashizmit.

Emigrantët shqiptarë kudo që ndodhen larg Atdheut, punojnë dhe stërlodhen në shtetet ku jetojnë, ndaj duhen nderuar se janë pa komplekse, pa frikë vendi pune se i heq Rama, ata janë njerëz me plot dashuri për Shqipërinë (siç ka edhe plot në Shqipër); ata votojnë pa u blerë, ata votojnë siç e duan dhe endërrojnë Atdheun. Ata janë të pa komprementueshëm.

Ndaj ky vendim dhe ky formular që po botojmë mbetet shkelje e së drejtës kushtetuese për të votuar. Por ata duhet të vijnë se nuk ka Zot që ndalon të drejtën e çdo qytetari për të votuar.

Me 25 prill merr fund kjo oligarki dhe kjo mafie në pushtet.

Postimi i plotë i Vangjel Tavos në Facebook:

SKANDAL/ Akt i paligjshëm nga Policia Kufitare në Kakavijë.
Shtetasve shqiptarë të cilët hyjnë nga Greqia u kërkohet të plotësohet ky dokument i paligjshëm mbi karantinimin që është pjesërisht vetëdeklarim e njëkohësisht pyetësor.
Ky formular është i paligjshëm pasi nuk ka asnjë vendim të marrë nga Ministria e Shëndetësisë të botuar në Fletoren Zyrtare.
Shumë shtetas e kanë plotësuar këtë dokument i cili është i paligjshëm pasi ende deri në këto momente nuk ka vendim dhe nuk ka publikim në Fletoren Zyrtare, por thjesht një rekomandim nga Komiteti Teknik i Ekspertëve (nga kryeministri realisht) i cili ligjërisht nuk është funksional.
Duke mos patur asnjë akt në fuqi shtetasit shqiptarë kanë të drejtë të shprehen kështu: Kontrollova Fletoret Zyrtare. Nuk rezulton një akt në fuqi që detyron karantinimin tim.
Po edhe nëse më vonë botohet një akt i paligjshëm, askush nuk pengon dot hyrjen në Atdhe, askush nuk ju pengon dot të votoni.
Ejani shtetas shqiptarë e votoni se askush e asgjë nuk do ju pengojë!
Rilindas në ikje

Mjaft me këto lojra të ulëta dhe paligjshmëri.
Po shkelni ligjin, të drejtat e njeriut, të drejtën kushtetuese të votës, dhe po diskriminoni emigrantët në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut.
Asnjë forcë nuk do i pengojë shtetasit shqiptarë të votojnë.
Ndaj edhe humbja juaj do jetë më e madhja në 30 vitet e fundit.
Më 25 prill “Rilindja” skadon ashtu si salca e kosit e atij që e hartoi këtë akt të paligjshëm dhe diskriminues.

SKANDAL/ Akt i paligjshëm nga Policia Kufitare në Kakavijë.

Shtetasve shqiptarë të cilët hyjnë nga Greqia u kërkohet…

Posted by Vangjel Tavo – Faqja Zyrtare on Wednesday, April 21, 2021