Kreu i OSBE: Reforma Zgjedhore gjithëpërfshirëse, të ndëshkohen individët e përfshirë në krim zgjedhor

78

‘Drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar’

Sigal

Teksa zgjedhjet parlamentare të 2025-ës po afrohen, prezenca e OSBE dhe KQZ u janë drejtuar me një thirrje partive politike. Ata u kërkojnë subjekteve politike që të japin kontribut në përmirësimin e standardid të këtij procesi dhe distancimin nga krimet zgjedhore.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran ka theksuar se masat e rekomanduara nga ODIHR-i duhen marrë në konsideratë dhe se komunikimi ndërmjet agjencive ligjzbatuese dhe KQZ e institucioneve të tjera duhet të përmirësohet pasi duhet vepruar më shpejt kundër incidenteve të denoncuara gjatë zgjedhjeve.

“U bëj thirrje aktorëve politikë për reformën gjithpërfshirëse dhe në kohë që t’i lejojnë organet administrative zgjedhore t’i zbatojnë zgjedhjet me sukses. Masat e rekomanduar nga ODIHR dhe që duhen marrë në konsideratë përfshijnë: zbatimi i ligjit duhet të ketë përparësi hetimin administrativ të zgjedhjeve.

Si e thoni ju në shqip, hekuri rrihet sa është i nxehtë. Ose një shprehje tjetër, drejtësi e vonuar është drejtësi e munguar. Zbatimi i ligjit duhet të sigurojë se individët të përfshirë në blerjen e votës dhe mashtrime të tjerë në zgjedhjet e kaluar të ndiqet penalisht sipas ligjit.

Llogaridhënia është thelbësore për të frenuar shkeljet në të ardhmen. Krimi zgjedhore nuk duhet të tolerohet më. Komunikimi ndërmjet agjencive ligj zbatuese dhe KQZ e institucioneve të tjera duhet të përmirësohet duke siguruar veprime të shpejta kundër incidenteve të denoncuara”, u shpreh Tarran. nga ana tjetër, kreu i KQZ-së, Ilirian Celibashi si fenomenet më të rënda gjatë proceseve zgjedhore ka veçuar përdorimin e aseteve publike nëfushatë, shit-blerjen e votes dhefinancimet e partive.Në zgjedhjet e 2025, rol të veçantë do të ketë edhe SPAK-u, me një plan veprimi më aktiv për shitblerjen e votës.