Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi/ Zgjidhja e vetme për krizën është largimi i Ramës

504
Sigal

 

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot në Fier se e vetmja rrugë për zgjidhjen e krizës është largimi i Edi Ramës.

Basha deklaroi para mijëra mbështetësve se “Rama duhet të largohet sepse Shqipërinë e shndërroi në hambar droge dhe krimi. Sepse ekonomia u kap nga paratë e krimit, sepse helmoi fëmijët me gaz lotsjellës kur prindërit mbronin shtëpitë e tyre, iu dha oligarkëve paratë e shqiptarë, sepse tradhtoi integritetin e Kosovës, sepse e la vendin pa gjykata, sepse me Dakon e Gjiknurin vodhën votat.”

Pjesë nga fjala e z. Basha 

Nga njëra anë një kryeministër ilegjitim i ardhur në pushtet me votat e krimit dhe paratë e drogës, një njeri që po bën gjithçka të vonojë hapjen e negociatave.

Në anën tjetër jemi ne, PD, opozita e bashkuar, janë të gjithë shqiptarët. Jemi të gjithë bashkë dhe ne e bëjmë këtë betejë për vlerë evropiane, për standarde evropiane, për Shqipërinë e gjithë shqiptarëve dhe jo për një grusht hajdutësh e kriminelësh.

Ka veç një rrugë drejt Shqipërisë Europiane: Edi Rama duhet të largohet sepse Shqipërinë e shndërroi në hambar droge dhe krimi. Sepse ekonomia u kap nga paratë e krimit, sepse helmoi fëmijët me gaz lotsjellës kur prindërit mbronin shtëpitë e tyre, iu dha oligarkëve paratë e shqiptarë, sepse tradhtoi integritetin e Kosovës, sepse e la vendin pa gjykata, sepse me Dakon e Gjiknurin vodhën votat.

Boll më me Shqipërinë që duan ata. Koha është tani për Shqipërinë e shqiptarëve”