Kreu i KE Juncker zbulon arsyen e vërtetë se pse pritet hapja e negociatave: Nuk dua rikthim të …

873
Sot është duke u zhvilluar seanca plenare e Bashkimit Europian, e kërkuar nga presidenti francez Emmanuel Macron. Por një nga deklaratat më të bujshme që është shpërndarë nga shumë njerëz në Twitter ka qenë ajo e presidentit të KE, Jean-Claude Juncker, për çështjen e hapjes së negociatave me vendet e Ballkanit Perëndimor ku hyn edhe Shqipëria.
“Unë i njoh përpjekjet e Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian dhe nuk dua rikthim të luftës në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Juncker.
Kanë qenë këto fjalët e presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në seancën plenare të BE-së, ku po zhvillohet debat me presidentin francez, Emmanuel Macron të cilat duket se kanë zbuluar edhe arsyen e vërtetë se përse Shqipëria është një nga vendet që pritet ti hapet drita jeshile.
Sot pritet raporti i KE për Shqipërinë, dhe sipas të gjitha njoftimeve vendit tonë do ti hapet drita jeshile. Por duke u nisur nga kjo deklaratë e presidentit të KE, duket se për shumë vende të rajonit tonë hapja e negociatave nuk ka të bëjë me përparimin e qeverive përkatëse, por vetëm me situatën gjeo-politike dhe sigurinë në rajon.
Sigal