Kreu i Grupit Parlamentar, Gjermani-EJL: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, shqetësuese

402
Stefan Albani, anëtar i Partisë Unionit Kristian Demokratik në Gjermani, deputet dhe kryetar i Grupit Parlamentar Gjermani –Europa Juglindore, ka dhënë një intervistë sot për “European Western Balkans” përmes të cilës jep disa komente për vendet e rajonit tonë dhe perspektivën e integrimit.
Sipas tij ka një ngadalësim shqetësues në kursin e reformave dhe se Shqipëria është pak e besueshme. Me këtë rast ai ka theksuar, se Serbia si vendi me popullsinë dhe ekonominë më të madhe ka përgjegjësi kryesore në rajon. Albani thotë gjithashtu, se anëtarësimin në BE mund ta marrin vetëm vendet që përmbushin kriteret e Kopenhagenit. I pyetur për fitoren e socialistëve të Edi Ramës në Shqipëri, ai bën këtë koment:
“Gjatë fushatës elektorale, socialistët shprehën mbështetjen e tyre, për roforma të thella që do të hapin rrugën drejt BE-së. Këto përfshijnë p.sh reformën e sistemit gjyqësor që vlerësohet si i korruptuar. Shumica absolute tani mori një mandat të qartë nga votuesit për të lëvizur në këtë drejtim.
Pavarësisht kësaj e konsideroj pjesëmarrjen e ulët në zgjedhje prej 46% që nuk ka precedent, si shqetësuese. Shpresoj shumë që qeveria e re të përmbushë premtimet e veta, duke përforcuar besimin e shqiptarëve te demokracia. Reforma në drejtësi është një projekt kyç për anëtarësimin në BE. Shumë shpejt do të bëhet e qartë nëse bllokada e imponuar deri më tani nga PD-ja do të tejkalohet”.
Sigal