Kreshnik Spahiu: Rama iu nënshtrua Metës, por përpiqet ta shkatërrojë

374
Të gjithë faktorët politikë janë të interesuar për zgjedhje të parakohshme, përfshirë edhe faktorin diplomatik. Mënyra e vetme është shpërndarja e parlamentit dhe zgjedhjet e parakohshme. Së pari, është i interesuar qeveria, sepse ka dy fraksione që janë të përplasura me njëra-tjetrën në një rrugë pa kthim. Kjo është një martesë, e cila është tradhtuar tre-katër herë, nuk ka besnikëri bashkëshortore mes Ramës dhe Metës, atje ku brenda dy vitesh kanë tradhtuar katër-pesë herë njëri-tjetrin, kjo nuk është asgjë tjetër veçse një marrëdhënie mosbesimi, e cila nuk mund të zgjasë dhe në bindjen e vet. Kryeministri Rama, në rrethet e ngushta, është shprehur se nuk do të bëjë atë gabim që bëri Berisha. Pra, kryeministri Rama konsideron që Sali Berisha katër vite më parë duhet të shkatërronte LSI-në, e të arrestonte Ilir Metën. Sigurisht, ai nuk e bëri këtë gjë, madje e la të fuqizohej dhe s’mund ta rrëzonte nga pushteti. Në rrethe shumë të ngushta, Edi Rama është shprehur se, në qoftë se e lejoj Ilir Metën të kalojë lumin, ai do forcohet më shumë dhe nga 19 deputetë ai do ketë 35 dhe do t’i heqë shansin, jo vetëm për të qenë kryeministër, por do ta nxjerrë në opozitë Edi Ramën. Është një marrëdhënie mosbesimi, tre-katër herë Edi Rama ka tentuar të hedhë gjithë baltën e korrupsionit, krimit drejt Ilir Metës dhe ka mbarsur opinionin publik dhe mediat, duke thënë se e keqja e Shqipërisë është Ilir Meta, kanceri i shoqërisë dhe politikës është LSI-ja. 

Madje, gjithë mekanizmat i ka furnizuar me karburant për të bindur opinionin se në qoftë se shkatërrohet LSI-ja pastrohet politika. Nga ana tjetër, vetë LSI-ja dhe Ilir Meta nuk mund të bashkëjetojnë me një Edi Ramë, i cili saboton në zgjedhje, i cili është i gatshëm t’i hapi dosjet çdokujt nga LSI-ja dhe t’i arrestojë njerëzit, t’i këpusë krahët Ilir Metës dhe nga ana tjetër, t’i përgatis dosjen, duke shkuar tek ndërkombëtarët dhe duke thënë se problemi i Shqipërisë, e i korruptuari i Shqipërisë është Ilir Meta. Sigurisht, opozita është faktori i tretë që ka interes që të shkojë Shqipëria në zgjedhje të parakohshme se përplasen dy të mëdhenjtë dhe faktori ndërkombëtar, në njëfarë mënyre, ai zbut dhe dobëson rolin autoritar të një qeverie autokratike. Në këtë kontekst, them se nëntori ose dhjetori do të jenë periudha ku mund të shpallen zgjedhje të parakohshme, ku sipas Kushtetutës, ato shpallen gjithmonë gjashtë muaj më pas, që i bie në maj apo diku nga qershori të kemi zgjedhje të parakohshme për shqiptarët. Edi Rama, duke shkuar të takojë Metën, kërkoi një armëpushim, një lloj paqeje të përkohshme me Ilir Metën. Ishte e pa precedent, që një politikan dhe një kryeministër arrogant, egoist dhe ambicioz i tipit Rama të ulë vetën dhe të shkojë në këmbë në zyrën e Ilir Metës, kryetarit të Kuvendit. një takim, i cili tregonte një luftë të hapur mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Së dyti, tregoi se Edi Rama është i gatshëm të pranonte se nuk mund ta thyente dot në këto momente Ilir Metën. E treta, ekziston një llogari e gabuar e kryeministrit Rama, i cili pat parashikuar që do të ushtronte presion tek prokuroria për arrestimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj Ilir Metës. 

Duke e parë të pamundur me këtë prokurori, Edi Rama mund të arrestojë Ilir Metën shkoi dhe u nënshtrua, për të fituar kohë dhe për të mashtruar, duke i thënë që a ke nevojë për ndryshime në qeverisje. Edi Rama ka kërkuar për të marrë nën kontroll Ministrinë e Drejtësisë, për të bërë zap KLD-në, por edhe gjithë sistemin, sepse në strategjinë e tij, ai kërkon të marrë votat e LSI dhe të PD-së për të ndryshuar Kushtetutën dhe për reformën në drejtësi, të lëvizi Kryeprokurorin, Adriatik Llalla, në një pozicion tjetër, për shkak të ndryshimeve kushtetuese dhe së fundi të marrë në dorë drejtimin e prokurorisë për arrestimin e Ilir Metës. Kjo është arsyeja që Edi Rama shkoj në zyrën e Metës për ta joshur atë me disa ndryshime në qeveri, për ndryshimet kushtetuese, për t’i thënë se ne jemi ende në paqe me njëri-tjetrin dhe të arrijë synimi e tij për të vënë në kontroll drejtësinë. Në momentin kur Edi Rama vendos në kontroll: Presidencën, Prokurorin e Përgjithshëm, Shërbimin Informativ, këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Gjykatat ky është moment i plasjes së një lufte totale mes Edi Ramës dhe Ilir Metës. Ai ka në njëfarë mënyre strategjinë e Enverit që ditën kur ka hyrë në politikë, siç Enveri shkatërronte në çdo Kongres ose burgoste gjysmën e Byrosë Politike, gjithë po aq, Edi Rama e fillon me të vetët. E ka filluar me Fatos Nanon, e ka vazhduar me Rexhep Meidanin, Servet Pëllumbin, e më pas nisi me Gjinushin, Milon dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij, madje edhe me FRD të Topit, i nxori jashtë loje. Tashmë, i ka mbetur veçse një rival brenda llojit të tij, që ndjehet më i kërcënuari, që është brenda të Majtës, ai ka vetëm një rival që është Ilir Meta. Por tek Ilir Meta i ka ngecur sharra në gozhdë, sepse në zgjedhjet e fundit i doli parti e dytë. Ky është problemi bazë që kanë këta dy faktorë, që nuk mund të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin dhe në këtë kontekst ai mundohet të fitojë pak kohë deri në vënien nën kontroll të drejtësisë, në qoftë se arrin 93 vota, nëse nuk i arrin ato numër votash, për të ndryshuar Kushtetutën që të marrë Presidentin, Prokurorin e Përgjithshëm, Shërbimin Informativ dhe Drejtësinë, atëherë e çon Shqipërinë në zgjedhje të parakohshme, sepse nuk i duhet më as Ilir Meta dhe asnjë njeri. Përkundrazi, i intereson që të kthehet në pushtet me një mandat 4 vjeçar, duke shkatërruar LSI-në që nuk mund të hyjë në koalicion parazgjedhor me PD-në. Pak a shumë, ky ishte nënshtrimi i vajtjes në zyrën e Metës i kryeministrit Rama.
Sigal