Kreshnik Çollaku: Arroganca retorike e Ramës ndaj BE, rrezikon integrimin e Shqipërisë

490
Kreshnik Çollaku, kreu i departamentit të PD për Marrëdhëniet me Jashtë, në intervistën për “Telegraf” shtotë se kryeministri Edi Rama në Samitin e Vjenës, por edhe në intervistat e tij gjatë kësaj kohe, ka përdorur një retorikë arrogance, ndaj BE, duke rrezikuar integrimin e Shqipërisë. Zoti Çollaku, kundërshton Ramën, duke thënë se BE nuk është lodhur nga zgjerimi, por kërkon që vendet ballkanike të realizojnë reformat, për të plotësuar standartet demokratike. Sipas Çollakut, është e rrezikshme kërkesa e Ramës, që t’u kërkojnë BE që ta pranojnë Shqipërinë anëtare në BE me kritere politike, pa kryer reformat, sepse BE nuk mund të pranojë nëj anëtar të saj, që nuk lufton krimin e korrupsionin. Zoti Çollaku, u përgjigjet kriticienëve të eksponentëve të PD, për kritikat ndaj lidershipit të partisë se tashmë është vetë Basha ai që lejon këtë klimë, ku gjithkush kritikon, pa frikë këdo, dhe kjo demokraci e brendshme e PD dëshmon emacipim. Sa të drejtë kanë, thotë Çollaku, pastaj, është opinion, janë forumet e PD vlerësuesë edhe të kriticienëve. 
-Zoti Çollaku, sa iu dha integrimit të vendeve të Ballkani Perëndimor në Samitin e Vjenës?
– Filozofia e mbajtjes së Samitit të Vjenës dhe gjithçka që përcolli në sensin e tij, është çështja e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE. Ky Samit konsolidoi një çështje shumë të rëndësishme për Europën e Ballkanin: konsolidoi vullnetin e BE për rrugën integruese të Ballkanit. Kjo është një përgjigje e qartë ndaj euroskeptikëve, qoftë në BE, qoftë në Ballkan. dhe një përgjigje e qartë, që BE nuk ka lodhje nga zgjerimi dhe se dyert e saj janë gjithnjë të hapura për Ballkanin. 
– E, megjithkëtë, pak ra në sy çështja e integrimit, derisa mbizotëruan tema të tjera. 
– Temat e tjera që u trajtuan në Samitin e Vjenës, janë pjesë e integrimit, sepse procesi i integrimit në esencë do të thotë realizimi i standarteve në vendet candidate. Temat të cilat u trajtuan hollësisht ishin: të drejtat e njeriut, të drejtat e besimit fetar, lufta kundër krimit, korrupsionit, si edhe projektet ekonomike në rajon. Ndaj, themi që integrimi i vendeve te Ballkanit Perëndimor ishte kryetema e Samitit të Vjenës. 
– Kryeministri Rama, duke deklaruar publikisht se BE është e lodhur nga zgjerimi dhe së fundi, edhe në një media italiane, ritha se BE nuk ka strategji për zgjerimin për vendet e tjera, mos vallë flet pa doraçka një të vërtetë?
– Realisht, Rama u beson këtyre që thotë, edhe pse këto deklarata janë në një masë, provokative, doja të thoja karshi BE dhe lidërve të tyre. Unë nuk e di se ku e shikon Rama lodhjen e BE, kur, ndërkohë thërritet një Samit për të integruar Ballkanin, kur Merkel viziton Ballkanin. Nëse Rama e ka seriozisht këto deklarata ndaj BE, është një dëshmi që Rama ka një deficit të madh kuptimor në sjelljen e tij diplomatike dhe në marrëdhëniet me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo do të ishte turp për ne, por do të ishte edhe ngushëlluese, sepse do të sintentizonte shprehjen “Aq di, aq bën”. Por unë pohoj, se nuk është rasti, që Rama aq di, dhe aq thotë, por Rama di se çfarë thotë dhe kjo është e rrezikshme. Kjo lloj sjellje e Ramës, kjo arrogancë karshi BE, që në pamjen e jashtme duket naïve, ndërsa Rama nga Shqipëria u jep leksione liderve të BE se kanë gabuar rrugën e integrimit të BE, këto leksione alla Enver Hoxha, në esencë prodhojnë një lloj distance, një lloj acarimi, nervozizmi në marrëdhëniet tona. Këto në thelb kompromentojnë influencën e BE në Shqipëri dhe shprehin tendenca autototalitariste nga qeveritarë të korruptuar, që sigurojnë pushtetin me forma jo demokratike. Presioni i BE, detyrimi për të kryer reforma demokratike, për të luftuar korrupsionin, krimin, është një bezdi e madhe për këta lloje udhëheqësish, e kjo krijon lodhje dhe retorika. Pra, është një përpjekje që vendi të shkëputet nga influenca e BE.
– Përse thoni, që Rama nuk do influencën e BE?
– Sepse BE ka shumë kritere dhe kërkesa për qeverisje demokratike, është shumë këmbëngulëse, i lodh. Pa BE, të tillë ushëheqës kanë mundësi të bëjnë çfarë të duan me qeverisjen e tyre. Shqipëria ka dy alternativa sot: ose do të qëndrojnë në NATO dhe do integrohet në Familjen Europiane, ose të ndikohen nga influenca ruse, e cila nuk është konspirative, është prezente, ka projekte. Kjo nuk shfaqet më me format tradicionale të dekadave të shkuara, por në formën e grupeve të interesit dhe bizneseve dhe investimeve, e që në esencë, cënojnë interesat e Shqipërisë dhe të Ballkanit. Shënjat janë: retorika e Ramës ndaj BE është e përsëritur. 
– Rama haptazi, u kërkon BE që të pranojnë si anëtare të BE Shqipërinë me kritere politike, pavarësisht se nuk ka arritur standaret demokratike dhe pa pritur që të bëhen reformat. Çfarë mund të përfitojmë, nëse bëhemi anëtarë të BE, pa arritur standartet e BE?
– Unë besoj se ky është një provokim vulgar që Rama i bën BE dhe përbën një përpjekje për të krijuar një klimë mosbesimi ndërmjet shqiptarëve dhe zyrtarëve të BE. Qysh herët është bërë e qartë se nuk do të ketë anëtarësime politike në BE, por vetëm kur përmbush standaret dhe procesi i integrimit vlen për të verifikuar e ndihmuar vendet kandidate për t’i plotësuar standartet. Kështu, që t’u kërkosh europianëve, kaq hapur, naïve në dukje , por shumë arrogante dhe e pabesë në thelb: “ Na pranoni, pa përmbushur standartet”, do të thotë, të kërkosh të rrëzosh gjithë procesin e integrimit. Edi Rama e di mirë që kjo nuk mund të ndodhë. Shqipëria nuk mund të bëhet pjesë e BE, nëse nuk përmbushen standaret që BE na kushtëzon. Standartet që kërkon BE janë luftë kundër korrupsionit, luftë kundër krimit të organizuar, është respektimi i të drejtave të Njeriut, respektimi i Shtetit të së Drejtës, etj. A mund të pranohet Shqipëria në BE, kur vendi është në dorë të krimit, trafiqet e drogës në dorën e mafies në bashkëpunim me zyrtarë të lartë të shtetit?? Rama duke u sjellë me këtë arrogancë retorike me BE, mbase do të ëmblësohet nga Lindja. 
– Zoti Çollaku, çfarë ndodh, që disa eksponentë historikë të PD, që nuk kontribuan në fushatë elektorale të 21 qershorit, nuk bëjnë oponencë ndaj qeverisë, por publikisht kritikojnë lidershipin e PD për opozitë të dobët?
– Nuk jeni i vetmi që keni këtë perceptim, e dëgjoj nga shumë njerëz. Ata që kritikojnë përballë, e gëzojnë një respekt, por e keqja është kur ka të tjerë, që angazhojnë të tretë, për të bërë sulmin me akuzat e tyre. Për të gjithë ata që kritikojnë, janë përgjegjës për mendimet e veta dhe gjykuesi është opinion. Do të duhej, që analizën dhe kritikat, së pari të bëhen në forumet e PD. Por unë do të thoja, në përgjigje të pyetjes, se është vetë Lulzim Basha mbështetës, frymëzues dhe garantues i kësaj klime të re dhe të emancipuar në PD, ku çdokush mund të thotë mendimin e tij, çdokush mund të kritikojë edhe kryetarin e PD hapur, çdokush mund të zhvillojë ambiciet e veta politike e të karrierës hapur, pa asnjë pengesë e paragjykim. 
– Eksponentët e PD që kritikojnë publikisht Bashën, e bëjnë për të promovuar interesat e veta personale, apo janë kritika konstruktive?
– Unë mendoj se çdo kritikë, pavarësisht se nga vjen, e bazuar në frymën e demokracisë së PD, për t’i korrigjuar gjërat, është e respektuar. Ndërsa përdorimi i kritikave dhe akuzave, për strategji të karrierës personale, është çështje subjektive e secilit dhe ballafaqohet me vetveten, me opoinion publik dhe me strukturat e PD. Kjo është një zgjedhje personale, ndaj në PD nuk ka barriera frenuese dhe as të vëmë në rresht njerëzit. PD është parti e hapur, moderne, europiane. Një bashkëjetesë e tillë është emancipim dhe shenjë force e PD. 
– Faleminderit!
Sigal