KQZ vazhdon shpërndarjen e bazës materiale për zgjedhjet vendore

495
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vijon sot shpërndarjen e bazës materiale për zgjedhjet vendore. Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka nisur më 16 qershor, ndërsa transportimi i tyre nga magazinat e Lundrës, po kryhet në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes, qe ka vënë në dispozicion infrastrukturën e nevojshme. 
Në këtë fazë të procesit, është e domosdoshme që komisionerët e 90 KZAZ-ve të jenë në gadishmëri për të pritur bazën materiale zgjedhore, si kutitë e votimit, kutitë e materialeve zgjedhore, fletët e votimit, vulat që do të përdoren nga komisionet e qendrave të votimit, kodet e sigurisë, etj. 
Gjithashtu, në zbatim të Kodit Zgjedhor, KQZ po vijon dhe ditën e sotme me trajnimin e anëtarëve të komisioneve zgjedhore të nivelit të dytë, një proces që lidhet drejtëpërdrejt me mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sidomos me momentet paszgjedhore, siç janë numërimi i fletëve të votimit dhe nxjerrja e rezultatit.
Sigal