KQZ: SPAK të ndërhyjë urgjent për vjedhjen e të dhënave personale

308
Sigal

Helga Vukaj, anëtare e Komisionit Rregullator ka ngritur shqetësimin lidhur me administrimin e të dhënave personale të rreth 900 mijë banorëve të Tiranës nga Partia Socialiste. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit Rregullator, ajo ka kërkuar reagimin e Prokurorisë së Posaçme lidhur me rastin, duke shtuar se një reagim pas 26 prillit do të jetë i vonuar dhe pa efekt.   HeglaVukajt: Fenomeni është kriminal dhe tejet i rrezikshëm dhe në dukje po tenton e minimit të procesit, ndoshta ditën e zgjedhjeve apo pas tij. Unë Helga Vukaj, me numër të identiteti dhe të dhëna të tjera personale më del qartë atësia dhe numri i telefonit. Patronazhisti im më kujton kohën e diktaturës, kur të parët e mi përndiqeshin nga fuksi i lagjes me një qëllim të caktuar politik. E dhëna ime si ID administrohet nga Gjendja Civile. Pastaj Tatimet dhe Sigurimet më bënë të mendoj që më ka ekspozuar. Përtej kësaj, kontigjente kibernetike mund të më sulmojnë në çdo kohë. Kjo çështje zien mediatikisht. Pas zgjedhjeve kush nuk ka votuar PS, mund të sulmohet. Nuk është ashtu siç duket që ta kalojmë në mënyrë sportive. SPAK duhet që të kishte reaguar, nuk kërkon hetim të thelluar. Të gjitha këto janë kriminale dhe duhet të kenë përgjigje para datës 25 sepse post nuk kanë asnjë rëndësi.