KQZ ndan 140 milionë lekë për partitë politke, ja projektvendimet që u miratuan sot

Në një njoftim KQZ tregoi se sot, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi një seancë publike ku shqyrtoi dhe miratoi disa projekt vendime dhe udhëzime.

Njoftimi i tyre i plotë :

NOA

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvilloi seancë publike në mbështetje të paragrafit 2 nenit 19, dhe shkonjës “n”, paragrafi 1, të nenit 19, të ligjit nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar, për shqyrtimin dhe miratimin e akteve në kompetencë të tij.

Komisioneri shqyrtoi dhe miratoi projektvendimet/udhëzimet:

1.Projektudhëzimin “Për proçedurat e akreditimit dhe rregullat e vëzhgimit të zgjedhjeve nga organizatat joqeveritare shqiptare dhe të huaja, organizatat ndërkombëtare, përfaqësues të shteteve të huaja dhe mediave dhe subjektet zgjedhore”.

2. Projektudhëzimin “Për caktimin e kritereve për përzgjedhjen e monitoruesve, procedurën, emërimin dhe objektin e monitorimit”.
Udhëzimi përcakton kriteret e përzgjedhjes, procedurën   dhe emërimin e monitoruesve, objektin e monitorimit, periudhën e monitorimit, përcaktimin e subjektit/subjekteve të monitorimit dhe zonën gjeografike ku shtrihet monitorimi prej monitoruesve si dhe raportimin e monitorimit në mënyrë të pavarur, të paanshme, jo diskriminuese dhe transparente. Ky akt përbën risi për garantimit e një procesi zgjedhor të drejtë, i cili synon ndarjen e qartë ndërmjet ushtrimit të detyrave të institucioneve shtetërore qendrore e vendore, dhe partive politike, si në fushatë zgjedhore po ashtu dhe në periudhën 4 muaj para datës së zgjedhjeve

3.Projektvendim “Për shperndarjen e fondeve vjetore partive politike në formën e ndihmës financiare vjetore për vitin 2021”.
Komisioneri vendosi të  shpërndajë  fondin  prej  140  milion  lekë,  partive  politike  për  vitin  2021. (Tabela bashkëngjitur)

4.Projektvendim “Për rregjistrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë për krijimin e rregjistrit kombëtar të autorëve të krimeve seksuale”.
KSHZ vendosi regjistrimin e nismës ligjvënëse “Për krijimin e Regjistrit Kombëtar të Autorëve të Krimeve Seksuale” propozuar nga Qendra “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”, Shoqata “Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” dhe Qendra “Aleanca Gjinore për Zhvillim”.

5.Projektvendim “Për emërimin e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve te KZAZ-ve”.