KQZ mbyll epilogun, deputetët gati për në Kuvend

338
Sigal

KQZ zyrtarizon rezultatin e zgjedhjeve të 23 Qershorit. FitonASHEme 83 mandate, kundrejt 57

 Arkivohet historiku i zgjedhjeve të vitit 2013, deputetët bëhen gati për të shkuar drejt Parlamentit

Mbyllet përfundimisht, historia e votimeve të 23 Qershorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli dje, në mesditë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve duke i dhënë fund të gjitha dilemave. Me mbledhjen e djeshme të KQZ-së, mbyllet procesi, 6 javë pas ditës së votimeve. Tashëm rezultatet dihen, por zyrtarizmi i tyre i hap rrugën punimeve të Parlamentit të ri, në muajin shtator.

Përfundimi

Nga rezultatet përfundimtare koalicioni i Majtë ka një epërsi të dukshme krahasuar me të Djathtin me mbi 300 mijë vota diferencë, ndërsa Partia Socialiste është renditur partia e parë në vend me 185 vota më shumë se demokratët. Në numra konkretë, koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europiane, ka marrë 313 227 vota më shumë se koalicioni Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim, drejtuar nga demokratët. Në përqindjeASHEka marrë 57,63 % ndërsa APMI, 39, 46%. Partia Socialiste edhe në këto zgjedhje ka dalë forca e parë politike në vend. Në 12 qarqe ka marrë 713 407 vota, (41, 36)%, ose 185 035 më shumë se PD, që ka marrë 528 373 vota mesatarisht në përqindje 30, 63 %, me 46 deputetë. Gjithsej socialistët në parlamentin e ri do të kenë 65 deputetë. Ndërsa brenda koalicionit të majtë është Lëvizja Socialiste për Integrim, që është renditur partia e dyta, që ka marrë 16 mandate . Në numra konkretëLSIka marrë 180 470 vota, që në përqindje shkon në 10,46%. Për tu pasuar më tej nga PBDNJ me 14,722 vota . Në koalicionin humbës, partia e dytë është renditur ajo Republikane e drejtuar nga Fatmir Mediu , duke marrë 52 168 vota në 12 qarqe të vendit, ose 3, 2 %, me 5 deputetë . Ndërsa një rezultat të kënaqshëm ka arritur edhe PDIU-ja e drejtuar nga Shpëtim Idrizi , duke marrë 44 957 vota , ose 2,61 %, me gjithsej 4 deputetë . Ndërsa demokristianët e Nard Ndokës 13 e 288 vota . Partitë jashtë koalicionit që kanë marrë më shumë vota janë Fryma e Re Demokratike e Drejtuar nga ish presidenti Bamir Topi, ku edhe pse nuk ka marrë asnjë mandat deputeti, për të kanë votuar 29 mijë e 310 zgjedhës . Për Aleancën Kuq e Zi të Kreshnik Spahiut, votuan gjithsej 10 196 shqiptarë. Për sa i përket kandidatëve të pavarur Dritan Prifti në Qarkun e Fierit ka arritur të marrë gjithsej 6164 vota ndërsa Arben Malaj 3044 vota në Qarkun e Vlorës.

–(Tabelë)

Rezultatet në shifra

1-ASHE313 227 vota më shumë se APMI, drejtuar nga PD.

2-ASHEka marrë 993.904 vota, 57.63 %, 83 mandate, ndërsa APMI 618.667 vota, 39, 46%, 57 mandate.

3- PS forca e parë politike ne vend 65 deputete.

4- Në 12 qarqe PS 713 407 vota, (41, 36)%, 185 035 më shumë.

5- PD ka marrë 528 373 vota, në përqindje 30, 63 %, 46 deputetë.

6-LSIka marrë 16 mandate, 180 470 vota, 10,46%.

7- PBDNJ 14,722 vota.

8- PR 52 168 vota në 12 qarqe të vendit, ose 3, 2 %, 5 deputetë .

9- PDIU-ja 44 957 vota, ose 2,61 %, 4 deputetë .

10- PDK 13 e 288 vota 1 deputet .

11- FRD 29 mijë e 310 zgjedhës .

12- AKZ 10 196 vota.

13- Dritan Prifti në Qarkun e Fierit 6164 vota.

14- Arben Malaj 3044 vota në Qarkun e Vlorës.

 ———-

Ja rezultatet përfundimtare

Qarku Berat, ASHE 6 mandate, APMI 2 mandate

Qarku Elbasan, ASHE 8 mandate, APMI 6 mandate

Qarku Fier, ASHE 11 mandate, APMI 5 mandate

Qarku Gjirokastër, ASHE 4 mandate, 1 mandat

Qarku Korçë, ASHE 7 mandate, APMI 5 mandate

Qarku Kukës ASHE 1 mandat, APMI 3 mandate

Qarku Lezhë, ASHE 3 mandate, APMI 4 mandate

Qarku Shkodër, ASHE 6 mandate, APMI 5 mandate

Qarku Tiranë, ASHE 19 mandate, APMI 13 mandate

Qarku Vlorë, ASHE 8 mandate, APMI 4 mandate

Gjonçaj: KQZ zgjati procesin, palë me humbësit

Në mbledhjen e sotme përfaqësuesi ligjor i PS-së Genc Gjoncaj e cilësoi të tejzgjatur procesin e zhvilluar në KQZ, ndërsa tha se, ishin qytetarët ata që bënë zgjedhje të mira. “Zgjedhjet ishin të mira, jo për shkak të një KQZ gjysmake, por për shkak të vullnetit të popullit shqiptar”, tha Gjoncaj. Sipas tij, “KQZ i shërbeu humbësit, krijoi alibira duke zgjatur rezultatin dhe duke u munduar të bëjë “pis” procesin”. Ndërsa në lidhje me procesin e rinumërimit, Gjoncaj tha se, ai vërtetoi vetëm gabimet njerëzore që ishin bërë.  Ndërsa përfaqësuesi ligjor i PD-së Kaso akuzoi opozitën se ka bërë gjithçka për t’i bërë të pamundur funksionimin normal KQZ. “Falënderim në emër të subjektit që përfaqësoj për mundin dhe përpjekjen tuaj për një proces zgjedhor të standardeve”,- tha ai. Tre ditë më parë Kolegji Zgjedhor bëri shpërndarjen e mandateve për 12 qarqet e vendit me kërkesë të Partisë Socialiste, si rrjedhojë e mungesës së kuorumit të duhur për këtë vendimmarrje në KQZ-së, fakt që është pranuar edhe nga vetë KQZ. KQZ vulos zgjedhjet e 23 Qershorit, ndahen mandatet, 83 ASHE e 57 APMI Mbi 300 mijë vota më shumë për koalicionin e majtë kanë hedhur në kutitë e votimit me 23 qershor qytetarët shqiptarë, krahasuar me koalicionin e djathtë. Pas 6 javësh procesi zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku rezultoi që nga koalicioni i majtë, Partia Socialiste ka marrë 65 mandate deputeti,LSI 16 mandate deputeti, PBDNJ 1 mandat dhe Partia Kristian Demokrate 1 mandat deputeti. Nga koalicioni i djathtë Partia Demokratike 46 mandate deputeti, Partia Republikanë 5 mandate deputeti, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet 4 deputetë, Partia Demokristiane 1 deputet dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar 1 deputet.

 Reagon PD: “Lezha, damka e turpit të fitores së PS-së”

Pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve nga KQZ, PD-ja  përmes një deklarate për shtyp ka akuzuar PS-në për vjedhje të votave dhe zgjedhje të manipuluara. Zëdhënësja e kësaj partie, Laura Vorpsi, ndërsa vlerësoi se KQZ-ja përmbylli një proces zgjedhor, i cili shënoi arritje në lidhje me standardet e organizimit, theksoi se PS-ja ushtroi presion dhe mbi Kolegjin Zgjedhor për të marrë vendime në favor të saj. “Me vendimin e sotëm formal të votuar nga katër anëtarë, KQZ-ja përmbylli një proces zgjedhor, i cili shënoi arritje, në lidhje me standardet e organizimit, dëshmoi vullnetin pozitiv të maxhorancës për organizimin e zgjedhjeve sipas standardeve, përkundrejt minimit që PS-ja i bëri procesit, duke tërhequr anëtarët nga KQZ-ja. Vendimi i sotëm dhe vullneti i dëshmuar i PD-së dhe aleatëve të saj, për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor nuk mund ta shlyejë vulën e turpit, me vjedhjen e votave që u provua në sytë e publikut dhe vëzhguesve vendas e ndërkombëtarë”,- tha ajo. Në vijim të deklaratës së saj Vorpsi tha se, ishte Lezha, që i vuri edhe damkën e turpit zgjedhjeve. Ajo theksoi se, PS-ja, që në fillim i shpalli luftë organit më të lartë të zgjedhjeve KQZ-së në mënyrë sistematike. “Në Lezhë, PS-ja tentoi t’i vidhte një mandat PD-së, që të arrinte shumicën e cilësuar me 84 vota, njësoj siç bëri me Dushkun, në 2001. Në Shkodër u zbuluan qindra vota të vjedhura nga koalicioni PS-LSI. Një transparencë e plotë, e bazuar në provat që disponohen, do tregonte qartë mënyrën se si PS-ja tjetërsoi votën e qytetarëve, pas angazhimit për fitore me çdo mjet, përfshirë përdorimin e parave të pista dhe angazhimin e kontingjenteve kriminalë. Lezha i vuri damkën e turpit fitores së PS-ja, ashtu sikurse Dushku në 2001! Që nga fillimi, PS-ja i shpalli luftë KQZ-së, organit më të lartë për organizimin e zgjedhjeve dhe këtë e bëri në mënyrë sistematike, të qëllimshme dhe antikushtetuese. Qëllimi i PS-së ishte i thjeshtë, të shndërronte në organ të vetëm për zgjedhjet Kolegjin Zgjedhor, të cilin siç edhe u dëshmua, e kontrollonte lehtësisht. Për fat të keq, Kolegji kapitulloi para presioneve, çka u dëshmua publikisht përmes njëanësisë së tij, duke pranuar çdo kërkesë të bërë nga PS-ja dhe LSI-ja. Kolegji vendosi hapur dy standarde në gjykim, duke anuluar “de facto” kapituj të tërë të Kodit Zgjedhor me vendimet e tij dhe duke shkelur Kushtetutën, me vendimin për shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve”, nënvizoi zëdhënësja e PD-së. Në përfundim Vorpsi deklaroi se, PD-ja është e vendosur për transparencën e shkeljeve dhe vënien para drejtësisë të përgjegjësve të këtyre shkeljeve. “Pa këtë proces, demokracia dhe shteti ligjor do të futen në një spirale të rrezikshme dhe me pasoja të rënda për fatet e vendit dhe të çdo qytetari shqiptar!”