KQZ fillon testimin e pajisjeve të votimit elektronik

332
Sigal

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nga datë 3 prill deri në datën 11 prill do të zhvillojë testimin e pajisjeve të votimit elektronik, pjesë e projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik.

Për 9 ditë me radhë do të simulohet procesi i votimit elektronik në Shkollën “Qemal Stafa”.

Qëllimi i simulimit të procedurës së votimit elektronik është njohja e zgjedhësve me procedurën e votimit dhe pajisjeve të votimit elektronik.

Të gjithë votuesit e Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 40, në Tiranë do të kenë mundësi të bëhen pjesë e simulimit të procesit sipas një kalendari të paracaktuar në ditë dhe orare të ndryshme, me synimin për të parandaluar grumbullimin e shumë personave, në respektim të masave anti Covid-19.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në kuadër të përgatitjes së procesit zgjedhor të datës 25 Prill 2021, po punon për implementimin e projektit pilot për votimin dhe numërimin elektronik që do të realizohet në ZAZ nr. 40, qarku Tiranë.