Probleme me mpiksjen e gjakut/ Holanda pezullon vaksinën AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

243
Sigal

Holanda ka pezulluar sot përdorimin e vaksinës Oxford/AstraZeneca për njerëzit nën moshën 60 vjeç, duke përmendur shqetësimin në lidhje me një rritje të rrezikut të mpiksjes së gjakut.

Në një deklaratë, qeveria tha se kishte pasur pesë raporte të trombozës dhe trombociteve anormalisht të ulëta, të cilat ndihmojnë në mpiksjen e gjakut, në gratë e moshës 25 deri 65 vjeç.

Hugo de Jonge, Ministri i Shëndetësisë në largim, tha “pyetja thelbësore është nëse ka të bëjë me ankesa pas vaksinimit apo për shkak të vaksinimit … Ne duhet të bëjmë kujdes, prandaj duhet të ndalojmë për momentin si një masë paraprake “.

Të martën, Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn gjithashtu  thanë se vaksina Oxford / AstraZeneca do të pezullohet për personat nën 60 vjeç. “Ne duhet t’u besojmë vaksinave,” tha Merkel.

Franca ka kufizuar vaksinën Oxford / AstraZeneca për njerëzit mbi 55 vjeç.

Në një raport të enjten, rregullatori i sigurisë së ilaçeve në Mbretërinë e Bashkuar tha se kishte identifikuar më shumë raste të trombozës në mesin e të vaksinuarve me Oxford / AstraZeneca, duke e çuar totalin në 30 – megjithëse tha se përfitimet e vaksinës ende i tejkalojnë rreziqet.

Agjencia Evropiane e Barnave deri tani ka thënë se vaksina është e sigurt dhe i këshilloi vendet të vazhdojnë ta përdorin atë. Sidoqoftë, komiteti i ilaçeve njerëzore të EMA-së po heton raportet për efektet anësore të mundshme.