KQZ çon në prokurori formularin e dekriminalizmit të kryebashkiakut të Librazhdit

590
Sigal

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar formularin e dekriminalizimit të kryetarit të bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra.

Kjo kërkesë është bërë ditën e premte pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe po të premten, Prokurorisë i është dorëzuar informacioni i kërkuar, raportojn A2 CNN.

Partia Demokratike nuk ka qenë në komunikim me Prokurorinë për këtë informacion, konfirmojnë burimet pranë kësaj partie.

Thuhet se kërkesa që ka vënë në lëvizje Prokurorinë është bërë vet nga kryebashkiaku i Librazhdit.