Pamela Anderson i jep fund kurorëzimit, ndahet 12 ditë pas dasmës

491
Sigal

Ka vetëm 12 ditë që lidhi kurorë me Jon Peters, Pamela Anderson i ka dhënë fund martesës me producentin 74 vjeçar.

Aktorja e “Baywatch” i tha “po” Jon Peters në një ceremoni sekrete në Malibu.

52-vjeçarja, u shpreh për Hollywood Reporter se ajo dhe bashkëshorti po ndahen për pak kohë për të rishikuar se çfarë duan në jetë, e se çfarë kërkojnë nga njëri tjetri.

“Dashuria është një proces dhe e kemi vendosur besimin tonë në proces,” ka shtuar Anderson.

Të dy, edhe Pamela dhe Jon në të kaluarën kanë pasur katër martesa.