Kosova në UNESCO, Berisha: Arritje për Kosovën dhe kombin shqiptar

417
Ish-kryeministri Sali Berisha ka përshëndetur votimin pro të Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s për pranimin e Kosovës në këtë organizatë si anëtare me të drejta të plota. Berisha e ka quajtur këtë një arritje të rëndësishme ndërkombëtare për Kosovën dhe për kombin shqiptar. “Një arritje e rëndësishme ndërkombëtare për Kosovën dhe kombin shqiptar! Të dashur miq, sot bordi ekzekutiv i UNESCO vendosi me shumicë të rëndësishme votash, të rekomandojë Kosovën për anëtare me të drejta të plota të UNESCO-s.

 Ky është një vendim shumë i rëndësishëm që do ti paraqitet për miratim përfundimtar Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate. Kjo është një arritje që gëzon çdo shqiptar. Urimet më të përzemërta Kosovës, qytetarëve dhe autoriteteve të saj! Urimeee!!!”, shkruan Berisha në Facebook. 
Sigal