Berisha: Rama heq mbathjet, i fal Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës…

699
Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po i fal Greqisë fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut. Përmes një komenti në rrjetet sociale, Berisha shkruan se pasi anulloi me vendim 100% korruptiv të Gjykatës Kushtetuese dhe 100% për llogari të palës së tretë Marrëveshjen e Detit me Greqinë, të bazuar në traktatin e detrave “Montego Bay”, Edi Rama në fshehtësi dhe mungesë transparencë të plotë ka arritur marrëveshjen e tij për detin, në të cilin i ka falur Greqisë as më shumë dhe as më pak se sa fushat më të mëdha të gazit dhe naftës të Jonit dhe Mesdheut, të cilat, që kur është themeluar shteti shqiptar kanë qenë territor i tij.
“Arritjen e kësaj marrëveshje, në të cilën Shqipëria humbet të paktën 1 mijë km katror sipërfaqe detare, Edi Rama e mbajti në fshehtësi të plotë dhe shqiptarët e morën vesh arritjen e saj nga informimi që bëri në parlamentin e vendit të tij ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili deklaroi se me marrëveshjen e arritur Greqia zgjeron me 12 milje ujërat e saj territoriale”, shkruan Berisha.
Komenti i plotë i ish-Kryeministrit
Rama heq mbathjet dhe i fal Greqise fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut!
Te dashur miq, pasi anulloi me vendim 100% korruptiv te Gjykates Kushtetuese dhe 100% per llogari te pales se trete Marreveshjen e Detit me Greqine, te bazuar ne traktatin e detrave “Montego Bay”, Edi Rama ne fshehtesi dhe mungese transparence te plote ka arritur marreveshjen e tij per detin, ne te cilin i ka falur Greqise as me shume dhe as me pak se sa fushat me te medha te gazit dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut, te cilat, qe kur eshte themeluar shteti shqiptar kane qene territor i tij.
Arritjen e kesaj marreveshje, ne te cilen Shqiperia humbet te pakten 1 mije km katror siperfaqe detare, Edi Rama e mbajti ne fshehtesi te plote dhe shqiptaret e moren vesh arritjen e saj nga informimi qe beri ne parlamentin e vendit te tij ministri i jashtem grek Nikos Kotzias, i cili deklaroi se me marreveshjen e arritur Greqia zgjeron me 12 milje ujerat e saj territoriale.
Pas kesaj deklarate Rama nxori Diteziun per te deklaruar dhe mashtruar shqiptaret se marreveshja eshte dhe do jete ne perputhje me vendimin e Gjykates Kushtetuese, dhe Rama vete pohoi se marreveshja me Greqine eshte arritur, pa sqaruar cila ishte kjo marreveshje por pa pergenjeshtruar, dhe indirekt duke pranuar ate qe deklaroi ministri i jashtem grek ne parlamentin e vendit te tij.
Cilido qe di te lexoje deklaratat e mesiperme e ka te qarte se marreveshja eshte arritur dhe se Edi Rama ka pranuar harten e pales greke, ne te cilen, sipas burimeve te sigurta, perveç zgjerimit ne 12 milje te kufirit detar te Greqise, Rama i fali vendit fqinj fushat me te medha te gazit por dhe naftes te Jonit dhe Mesdheut.
Pas shperthimit te skandalit Rama dergoi mbreme ne Opinion nje çakall qeveritar te denatyruar nga vjedhja, me qellimin e vetem t’iu thoshte shqiptareve se te gjitha tezat greke antishqiptare per luften italo-greke jane te verteta prandaj dhe marreveshja e tij bazohet mbi keto te verteta dhe eshte e drejte.
Sipas ketij sharlatani apatrid shqiptaret nuk kishin luftuar ndonjehere. “Ku luftojne shqiptaret, ata nuk luftojne”, – perseriste ai si refren ne llogorene e tij te panderprere. Keshtu, sipas tij Skenderbeu nuk eshte shqiptar sepse nenen e kishte serbe dhe Gjoni ishte diku nga Azia, dhe se Kruja nuk ndodhet ne Shqiperi por ndodhet diku ne Serbi apo Dagestan.
Sipas çakallit te Rames, Karmahmut Pasha nuk eshte shqiptar dhe Shkodra dhe rrethimet e saj nuk jane dhe nuk kane ndodhur ne Shqiperi, as dhe Ali Pashe Tepelena nuk ka ekzistuar apo eshte grek sepse flinte me Vasiliqine.
Sipas tij shqiptaret nuk kane luftuar ndonjehere dhe ata nuk luftojne sepse lufta e Vlores e vitit 1920 nuk ka ekzistuar, apo se Italianet nuk u perzune nga Vlora sepse nuk ishin aty fare apo iken vet.
Po sipas ketij oligocefali, qe perdor valet e publikut per te fyer nje komb te tere, shqiptaret nuk luftuan ne Luften e Dyte Boterore dhe nuk u renditen ne anen e fituese apo, edhe nese u renditen kete e bene aletatet anglo-amerikan Çurçilli dhe Ruzvelti per dashurine qe kishin per diktatorin Hoxha.
Shqiptaret nuk luftojne dhe ku kane luftuar ata ndonjehere, thoshte kjo karrikature e Jorgo Zografit, se nuk bene ata luften e fundit çlirimtare ne Europe dhe nuk rane per tu bere te pavdekshem mbi 2000 syresh per çlirimin e Kosoves.
Te gjithe kete urrejtje dhe histeri ndaj shqiptareve ky çakall i Edi Rames e beri vetem e vetem ne funksion te marreveshjes se re te Edvinit, ne te cilin ai hoqi te mbathura dhe çdo gje dhe doli me lakuriq se kur shetiste cullak hipur mbi gomar buze liqenit artificial te Tiranes ne vitin 1995.
Keshtu, pasi volli e volli ne studio ndaj shqiptareve dhe asgjesoi historine e tyre, Edvin Kristaq Rama me zedhenesin e tij koprolalik deklaroi dhe mbrojti nje per nje te gjitha tezat greke per fajsine e shqiptareve ne konfliktin italo-grek, teza dhe pretendime te cilat u hodhen poshte njehere e pergjithmone nga Konferenca e Paqes se Parisit, ne te cilen Shqiperia u rendit me vendet fituese aleate dhe jo vendet e humbura siç deshironte Greqia.
Sipas Edi Rames dhe çakallit te tij Artan Lame, te denatyruar nga vjedhja, Shqiperia eshte pale kunder Greqise ne luften Italo-greke sepse nuk ishte vend i pushtuar dhe se 7 prilli nuk ka ekzistuar madje se shqiptaret kishin shtet, kishin mbret dhe kurore dhe Viktor Emanuele dhe Jakomoni nuk ishin italiane por shqiptar ne 30 breza.
Sipas Rames dhe Plushkinit te tij, batalionet shqiptare, te cilat ne luften italo-greke dezertuan nga fronti dhe u shnderruan ne nje faktor te rendesishem te disfates se pushtuesve italiane, nuk dezertuan per te demtuar pushtuesit italian por thjeshte se shqiptaret nuk luftojne.
Te dashur miq, le t’ju bejme thirrje te gjithe atyre qe ndjehen shqiptare, ndryshe nga Edvin Kristaq Rama dhe klika e tij qe qe po bene tregti per karrigen e tij me pasurite me te medha kombetare, te behemi gati per mbrojtjen e tyre duke permbysur sa me pare narkoshtetin e tij!
Sigal