Kosova në njësinë 8, 9 dhe 10: Ndershmëria dhe puna janë lidhja jonë më e fortë

527
Kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova ka mbyllur fushatën elektorale në njësitë 8,9 dhe 10. Kosova deklaroi se qytetarët i ndajnë vetëm 5 ditë nga fitorja e madhe , ndërsa premtoi se do të realizojë të gjithë premtimet. “Mbani shënim dhe kërkoni llogari. Unë mirëpres çdo kërkesë dhe ankesë. Mirëpres dhe protestën tuaj nëse nuk i madh përsipër kërkesat tuaja. Bashkë do t’i bëjmë llogaritë, do doni në çdo gjë që bëhet me shpenzimet. Do dalin në dritë të diellit çdo qindarkë. Unë besoj pafund se Tirana e ka pritur kandidatin me dinjitet, që për 35 vite ka pranuar diçka në këmbim të shkëmbimit. E vetmja gjë që kam pranuar është mirënjohja juaj. Tirana tashmë e ka pritur ofertën e ndershmërisë. Tiranasit kanë dinjitet dhe ajo do punën dhe jo fjalës”, tha Kosova.
Sigal