Rama në Lezhë: Viktor Tushaj risolli krenarinë për lezhianët

422
Kryeministri Edi Rama ishte sot në mitingun përmbylls të Aleancës për Shqipërinë Europiane në Lezhë ku edhe një herë theksoi mbështetjen e plotë për kandidatin e ASHE, Viktor Tushaj.
Kryeministri Ram tha se qeveria ka mbështetur totalisht e kryebashkiakut aktual të Lezhës, Tushaj dhe do të vijojë ta bëjë këtë edhe pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
Rama theksoi se në Lezhë ka ndodhur një transformim spektakolar që ka bërë Lezhën një nga realitetet më transformuese të Rilindjes Urbane.
Kryeministri Rama nënvizoi se qytetarët e lezhës do të jenë krenarë që janë qytetarë të kësj bashkie dhe këtë kenari të rikthyer qytetarët e Lezhës duhet t’ia dinë për nder, Viktor Tushës. Rama u shpreh se ndjen keqardhje për vitet që Lezha ka humbur nën drejtimin e PD. Por, vijoi Rama, “Ne nuk do të rreshtim deri sa fuqitë tona, idetë tona, programi ynë të shterojë të gjithë potencialin dhe mundësitë për t’i dhënë lezhianëve dhe qytetarëve, të gjithë fshatrat hapësirat, pa iu ndotur mushkëritë de pa iu trembur së ardhmes”.
Ne së bashku me Ilir Metën, nuk kemi dalë për të bërë politikë kundër kundërshtarëve tanë, apo për të bërë bilancin e qeverisjes tonë, që sigurisht do ta bëjmë në fund të mandatit, por kemi dalë për të thënë se përse votohet n ëto zgjedhje. Kemi dale që komunitetet të dëgjojnë nga ne që komunitetet të dëgjojnë që ne mbështesim çdo projekt që kandidatët tanë kanë për çdo bashki.

Kryemadhi: Në 18 muaj u bë më shumë se në 25 vjet
Në 18 muaj për qytetin e Lezhës u bë më shumë se në 25 vite. Kështu deklaroi nga Lezha deputetja e LSI-së për këtë qark, Monika Kryemadhi, gjatë një takimi elektoral. Sipas Kryemadhit, drejtimi i duhur është vota për Viktor Tushajn.
“Problemet më të mëdha janë në fshatra. PD u tall me ish-të persekutuarit. Ndaj, drejtimi i duhur është vota për Viktor Tushajn. Nuk do ketë më përmbytje nga mospastrimi i kanaleve”, pohoi Kryemadhi.

Tushaj: Sot Lezha është kthyer në kantiere ndërtimi
Ndërkohë, gjatë fjalës së tij, kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Viktor Tushaj, teksa risolli në vëmendje disa nga projekte e realizuara në këto vite qeverisje theksoi se sfidë ngelet forte të reja pune. “Sot Lezha është kthyer në kantiere ndërtimi, falë investimeve zvicerane. Kush do mendonte që do rikonstruktoheshin rrugët dhe shëtitoreje bregut të Drinit ? Kush kishte guxim të ëndërronte një qytet me shëtitore të tillë? Ai do bëhet vendi i takimit ë artistëve. Me modelet që kemi krijuar, investimet që kemi përmirësuar, kemi të drejtën t’i kërkojmë votën banorëve të Lezhës. Sepse besojmë se jemi ‘Drejtimi i Duhur’ për të vazhduar rrugën e transferimit të modeleve. Reforma administrativo-territoriale është reforma që duhet këtij vendi.”, pohoi Tushaj.
Sigal