Kosova me tregtarët: Më shumë tregje, më shumë prodhim

420
Sigal

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova takoi tregtarë të tregut të Shkollës së Bashkuar dhe banorë të lagjes të cilëve u shpjegoi politikën e tij të uljes së taksave, të nxitjes së prodhimit, krijimit të tregjeve të reja dhe luftës ndaj informalitetit.

“Janë shumë gjëra që nuk rregullohen me policë, janë llogarit 5 tregje të mëdha nga 450 vende secili. Në qoftë se një njeriu i krijon mundësi t’ia ulësh taksat të paguajë nga pak. Në qoftëse bashkia nuk e mundëson këtë që po them unë, këto tregje, këto mundësi për të gjithë, atëherë këta njerëz do përdorin një rrugë tjetër, ai s’do të dijë rregullin ai do të mendojë bukën e kalamajve”, tha Kosova

Sipas Kosovës, bashkia po bën gati fondet për të dhënë kredi pa përqindje, pa kolateral.