Korrupsioni, “lista e zezë” e Ramës shkakton furtunë

1371
Shkarkimet në administratë, Edi Rama hap “frontin e luftës” në facebook
Qeveria nis fazën e parë të punës për pastrimin e administratës. Aktualisht po punohet përmes rrjeteve sociale. Qeveria publikon emra konkretë
Ashtu sikundër e kishte deklaruar edhe më parë, kryeministri Edi Rama ka nisur punën për të pastruar institucionet, nga ata që ai i konsideron të korruptuar dhe pjesë e tepsisë së madhe. Premtoi se do të jetë në koalicion me qytetarët dhe punët do t’i bëjë së bashku me ta. Kështu ka nisur edhe detyrën. Përmes rrjetit social ka marrë nga qytetarët emra konkretë të gjyqtarëve, prokurorëve, mjekëve, drejtuesve të arsimit, drejtuesve të ZRPP-së, burgjeve. Por duket hapur se në pjesën më të madhe të listës, figurojnë emra të cilët gjatë katër viteve të qeverisjes janë emëruar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Rama shkruan në facebook se në rreth 3 mijë komente, duke përjashtuar kthimet e përgjigjeve mes komentuesve, komentet e përsëritura apo postimet reklamuese, të vlefshme për kategorizim dhe analizë ishin rreth 2068 komente nga të cilat: 310 prej komenteve sipas Ramës nuk lidhen as administratën qendrore dhe as me atë vendore, por me drejtësinë dhe pjesa tjetër është në sektorin privat. Ndërkohë 710 janë perceptime. Sipas tij janë komente që nuk i referohen një përvoje konkrete personale. 343 të tjera janë sugjerime, të cilat sipas Ramës nuk shprehin asnjë eksperiencë, por ofrojnë mendimin e tyre lidhur me prioritetet e qeverisjes ku mbizotëron mbështetja për një reformë rrënjësore të administratës ku bashkë me rekrutimin e njerëzve të rinj, të aftë e profesionistë duhen të vendosen paralelisht mekanizma të fortë kontrolli dhe masa të rrepta ndëshkuese. 713 janë grup komentesh që sipas raportit sillnin një rast konkret përballjeje negative me administratën qendrore e vendore, në nivel personal dhe në nivel njohjeje të një rasti të tillë nga një i afërm apo i njohuri i tyre. Për punën e Bashkive janë 111 raste denoncimi, 98 kanë hipotekat për korrupsion, padrejtësi, abuzim me pronat, lëshimin e vërtetimeve dhe zvarritjet në dyert e ZRPP-ve. Shëndetësia ka 78 denoncimi edhe këtu për korrupsion dhe neglizhencë në detyrë nga mjekët. 58 raste në arsim janë të lidhura me nivelin e përgatitjes së mësuesve; pushime të padrejta nga puna, transferime abuzive dhe punësime pa meritë. Ndërkohë në 54 raste denoncimet janë kundër ALUIZNI-t që denoncojnë vonesa të qëllimshme. Edhe policia nuk është pas. Janë 48 raste denoncimesh ku janë vendosur gjoba të padrejta, për komunikim aspak etik me qytetarët dhe mos-reagimit në kohë. Për KEMP ka 44 raste denoncimesh. Qytetarët ankohen se kanë kaluar peripeci të mëdha për procedurat e ndjekura. Sektori i OSHEE ka 41 raste të lidhura me mbifaturim, faturim afrofe apo neglizhencë në përkujdesin ndaj klientit. Ndërsa 181 rastet e tjera ndahen mes AKU, Doganave, Drejtorive të bujqësisë, Tatimeve, Postës, Burgjeve, Drejtorive të Transporteve dhe grupimit të akuzave për padrejtësi në punësim apo pushim nga puna.

Ja lista e emrave të denoncuar

Qeverisja:
1. Mirvjena Shema ALUIZNI 
2. Toni, Shef sketori ALUIZNI 
3. Flamur Gjuzi ALUIZNI Durrës
4. Drejtori ALUIZNI Elbasan
5. Fatmir Ejupi Bashkia Durrës
6. Kasem Canaj Bashkia Vlorë
7. Fatmir Llanaj Bashkia Vlorë
8. Xhevit Dermyshi DAR Gramsh 
9. Ramadan Bici DAR Gramsh 
10. Shyqyri Pole DAR Gramsh 
11. Drejtori DAR Korçë
12. Drejtoresha Metani DAR Tirana
13. Sokol Alia Dogana Durrës
14. Ylber Karanxha Dogana Durrës
15. Artan Sulejmani Dogana Durrës
16. Lulëzime Dogana Kakavijë
17. E. H Dogana Koliposta Kinostudio
18. Andi Xhafa Dogana Tiranë
19. Ndue Marashi Drejtor Bujqësie Kurbin
20. Ilirjan Muho Drejtor ZRPP
21. Lionel Elezaj Drejtoria Bujqësisë Berat
22. Fatjon Fana Drejtoria e Burgjeve
23. Gaz Tahiri Drejtoria Përgjithshme Detare
24. Lindita Tako Drejtoria Verifikimi i Titujve të Pronësisë Tiranë
25. Perin Vogli DSHP Lushnjë
26. Drita Lala DSHP Mat
27. Avni Sulaj Gjimnazi Tepelenë
28. Ani Dermishi Hipoteka Durrës
29. Sonila Stojko Hipoteka Elbasan 
30. Rezart Elmazi Hipoteka Vlorë
31. Artur Çela Inspektorati Ndërtimor Durrës
32. Neritan Gjodeshi ish-drejtor UKT
33. Arsen Sinamataj Ish -shef i Policisë Rrugore
34. Ilir Bajlozi ish-drejtor ISSH Korçë
35. Astrit Hado ISSH
36. Resul Llogo Këlcyrë
37. Mimoza Lezha KEMP komisioni Lezhë
38. Artan Doda KEMP komisioni Lezhë
39. Alfred Mullaraj Keshilli qarkut Durrës
40. Marilda Hysa Komisariati nr 6 Tiranë
41. Jonajda Doci Konvikti i Vajzave Elbasan
42. Kryeprokurori Korçë
43. Drejtoresha e Shkollës Pojan Korçë
44. Brunilda Gjordeni Lushnjë
45. Vojo Bregu Ministria e Bujqësisë
46. Josif Dena Mjek Berat
47. Roel Zoga Mjek Fier
48. Iliriana Agolli Mjeke Paskuqan
49. Mentor Petrela Neurokirurgjia
50. Drejtori Policia Bashkiake Tiranë
51. Zv/Drejtori Policia Bashkiake Tiranë
52. Mimoza Ibrahimi Policia e Shtetit
53. Drejtori siguracioneve Porti i Vlorës
54. Flora Hoxha QSH njësia 7
55. Ardit Lame QSUT
56. Drejtori shkollës Shkolla “Halit Berzeshta” Përrenjas
57. Vjollca Jahaj Shkolla speciale “3 Dhjetori” Shkodër
58. Fabiola Haxhiaj Spitali Memaliaj
59. Ediola Braha Spitali Tepelenë
60. Erjon Neurolog Spitali Vlorë
61. Bruna Mersini Spitali Vlorë
62. Marsid Hoxha Tatimet Gjirokastër
63. Leke Prela UK Koplik
64. Drejtori Juridik UKT
65. Drejtori i shitjeve UKT
66. Edlira Caca Urgjenca Memaliaj
67. Drejtoresha e Shkollës “Muço Delo” Vlorë
68. Ermioni Cekani ZA Kamëz
69. Astrit Dervishi ZVRPP Lushnjë
70. Jaho Brahimin Zyra e Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër

Sistemi i Drejtësisë
1. Altin Avdiu Gjykatës
2. Tereza Lani Gjykatës
3. Migena Laska Gjykatës
4. Majlinda Demollari Avokatë
5. Ardian Dauti Avokatë
6. Artur Sulçe Ekspert në Gjykatë 
7. Agim Bendo Gjykata e Apelit Tiranë 
8. Shkelqim Miri Gjykata e Apelit Tiranë 
9. Fatos Qato Gjykata e Apelit Tiranë 
10. Arben Vrioni Gjykata Elbasan
11. Gentiana Muço Gjykatës
12. Rilinda Selimi Gjykatës
13. Gilda Hoxha Gjykatëse Bulqizë
14. Majlinda Andrea Gjyqtare 
15. Esmerilda Habili Gjyqtarë Vlorë 
16. Napolon Vasha Noter
17. Luljeta Cenaj Noterë
18. Shkëlqim Gjoka Policia Gjyqësore Bulqizë
19. Dritan Marku Prokuror
20. Arjan Ndoi Prokuror
21. Sokol Malaj Prokuror
22. Hysni Vata Prokuror Bulqizë
23. Hektor Hushi Prokuror Elbasan
24. Tomorr Kullolli Prokuror Elbasan
25. Arjan Muçaj Prokuror Gjirokastër
26. Julian Zonja Prokuror Tiranë
27. Aleks Hajdari Punët e Brendshme
28. Jorsida Dervishi Zyra përmbarimore STAR
29. Alketa Tanushi Zyra përmbarimore STAR
30. Ardenis Cullhaj Zyra përmbarimore STAR
Sigal