Kongresi amerikan pranon që drejtësia e re u ngrit nga Sorosi për të goditur Berishën

76
Sigal

Kur dëshmia e gazetarit investigativ dhe autorit të njohur amerikan, Tyler O’Neil në Kongresin amerikan nisi të përhapej me shpejtësi në redaksitë shqiptare, mediat qeveritare nxituan ta injorojnë.

O’Neil sapo kishte deklaruar në Kongresin amerikan se drejtësia e re në Shqipëri ishte ngritur nga Sorosi për të goditur liderin e opozitës, Sali Berisha.

Për disa opozitarë të opozitës, kjo ishte vetëm një deklaratë nga një gazetar, duke harruar se është redaktor kryesor në gazetën e fondacionit konservator ‘Heritage’ të ngritur nga Ronald Regan dhe që ka bërë kaq shumë për të djathtën në Shqipëri dhe botë prej dekadash.

Por kjo nuk ka shumë rëndësi. Tek e fundit në komisionet e Kongresit, dëshmojnë kryesisht politikanë dhe gazetarë. Jo vetëm kaq, por dëshmia e tij ishte kërkuar nga komisioni i posaçëm i agjencisë DOGE të Elon Musk.

Si e tillë, ajo dëshmi është qëndrim zyrtar i agjencisë për efikasitetin qeverisës të Elon Musk.

Të gjithë atyre që mund të kenë qenë skeptikë, kapakun ia vuri drejtuesja e këtij komisioni, një nga ligjvënëset më të rëndësishme në SHBA, kongresistja Marjorie Taylor Greene.

Për ata që e njohin fare pak politikën amerikane, e dinë se kush është Marjorie Taylor Greene, e cila deklaroi hapur se paratë e taksapaguesve amerikanë janë përdorur nga miliarderi majtist George Soros për të kapur drejtësinë shqiptare dhe për të persekutuar liderin e opozitës, Sali Berisha.

Në këtë mënyrë, ky ishte një qëndrim zyrtar nga Kongresi amerikan që e pranoi se drejtësia e Sorosit në Shqipëri ka përndjekur drejtuesin e opozitës.

Ky qëndrim vjen pas tre rezolutave nga tre prej organizatave më të mëdha ndërpartiake në planet, që mbajtën qëndrimin e tyre të prerë kundër persekutimit politik të opozitës, manipulimit zgjedhor nga Edi Rama dhe ngritjes së një narkoshteti në mes të Europës.

Por seanca e Kongresit është e një rëndësie akoma më të madhe dhe do mbetet në histori, për shkak se virusi majtist kishte infektuar rëndë vendimmarrjen në këtë vend.

Historia do shkruajë gjatë për këtë ngjarje të mbrëmshme në Kapitolin amerikan.

Gazetarët po ashtu do raportojnë vazhdimisht për këtë ngjarje, madje shumë më tepër edhe se për atë seancë të Kongresit amerikan në vitin 2004, që vulosi rrëzimin e Fatos Nanos.

Për ata që e dinë se çfarë ishte ajo seancë, e dinë se dëshmitarët dhe qëndrimet e drejtuesve në atë kohë ishin ku e ku më të buta se ato që dëgjuan dhe panë shqiptarët mbrëmë.