Konferenca Ministeriale – Vlahutin rendit tre sfidat kryesore të kulturës

444
Ambasadorja e BE, Romana Vlahtin ka renditur tre sfida të kulturës dhe turizmit jo vetëm në Shqipëri, por edhe në rajon. Në Konferencën e tretë Ministeriale “Nxitja e Kulturës për Zhvillim të Qendrueshëm” Vlahutin tha se financat, mungesa e ndërgjegjësimit të publikut dhe hartimi i politikave janë tre sfidat kryesore në këtë sektor.

Vlahutin: Si në Shqipëri edhe në vende të tjera të rajonit ka sfida për të cilat po punohet për të bërë më tërheqës vizitorët. Disa nga këto mungesa janë financa në sektorin kulturor, mungesa e ndërgjegjësitë të publikut për trashëgimin kulturore si dhe mungesa e aftësive për hartimin e politikave në këtë sektor.

Përmes fondeve IPA, BE po promovon procese për të rehabilituar dhe përmirësuar mjedisin e trashëgimisë kulturore. Kjo është një përparësi edhe për mbështetjen e ardhshme, por shohim qasje të reja strategjike që lidhin kulturën me turizmin përfshirë kapacitetet institucionale dhe njerëzore dhe ndërgjegjësine e rolit të kulturës në zhvillimin e një vendi.

Ju po shihni mundësinë e strategjive sa i përket investimeve. Trashëgimi kulturore ka një aftësi shumë të mirë sa i përket investimeve dhe turizmit të qëndrueshëm. Shpresoj që jut ë promovoni trashëgimin kulturore. Muzetë nuk janë vetëm një magazinë trashëgimie.
Sigal