Europa League, sot luhen 3 ndeshje

549
Luhen sot 3 nga ndeshjet e kthimit të fazës së 1/16 të finaleve të Europa League. Në Francë, Saint Ettiene do të presë Manchester United, në një ndeshje të cilën “Djajtë e Kuq” do ta luajnë të qetë, duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, të cilën ata e fituan 3-0.
Për këtë përballje Jose Mourinho nuk do të ketë në dispozicion Wayne Rooney, për shkak të problemeve fizike, me sulmuesin që mund të mungojë edhe në sfidën e fundjavës ndaj Southampton.
Ndeshja tjetër që do të luhet pasditen e sotme është ajo mes Fenerbahçes dhe Krasnodarit. Kjo e fundit e fitoi sfidën e parë me rezultatin 1-0, duke i dhënë fund serisë së ndeshjeve pa suksese. Në Stamboll, Fenrebahçe do të kërkojë që të kthejë situatën në favorin e tij, për të qenë mes 16 më të mirave të këtij kompeticioni.
Një sfidë pa shumë histori është ajo që do të luhet në “Gelsenkirschen”, mes Schalke 04 dhe PAOK-ut të Selanikut. Skuadra gjermane vjen në këtë sfidë praktikisht e kualifikuar, pasi e ka fituar përballjen e parë në Greqi me rezultatin e thellë 4-1, kështu që ky 90-minutësh për të do të jetë thjesht një formalitet.
Sigal