Konferenca e Kryetarëve rrëzon 3 kërkesat e PD për “drejtësinë”

432
Sigal

TIRANE – Konferenca e Kryetarëve rrëzoi këtë të enjte tre kërkesat e Partisë Demokratike në lidhje me komisionin e posaçëm parlamentar të ngritur për reformën në drejtësi. Konferenca e mbledhur në kryesinë e Kuvendit para nisjes së seancës parlamentare, vendosi të rrëzojë kërkesën e demokratëve për të pasur bashkëkryetar në këtë komision.
 
Po ashtu, u hodh poshtë edhe kërkesa për të pasur numër të barabartë të anëtarëve në komisionin për reformën në drejtësi. Kërkesa e fundit e Partisë Demokratike kishte të bënte me të drejtën e vetos në komisionin për reformën në drejtësi, kërkesë kjo e cila u rrëzua.
 
Edhe pse ky komision ka zhvilluar mbledhjet e para, opozita nuk është bërë pjesë. Me rrëzimin e këtyre kushteve nga ana e saj, vihet në pikëpyetje bashkimi i demokratëve në komisionin për reformën në drejtësi.