Konferenca e Donatorëve, Guxholli: 80% është kredi, vështirë për ne ta shlyejmë

483
Sigal

Suzana Guxholli, eksperte e ekonomisë, ka komentuar ngjarjet në Bruksel në Konferencën e Donatorëve. ”Si një konferencë për të ngritur fonde, ishte e suksesshme. Por nuk mund të ishte e kundërta. Vendet me të pasura të Europës patjetër do të jepnin lëmosha në një fatkeqësi të tillë, dhe organizimi i Bashkimit Europian ishte i suksesshëm”, thotë Guxholli në studion e A2.

Sipas saj, gjërat duhen parë përtej emocionit. ”Ne të gjithë u entuziazmuam se u tha fillimisht që u dhuruan. Por për fat të keq, gati 80% është kredi, dhe ne e dimë çfarë do të thotë. Edhe me interes më të ulet, mbetet një borxh, për një vend që nuk ka shumë mundësi kthimi”. Për të ekuilibrin i makroekonomisë dhe borxhi i rritur është rrezik për ekuilibrin e ekonomisë shqiptare.

”Grantet, nuk janë injektim të drejtpërdrejtë në ekonomi. Pas tërmetit një pjesë e pasurisë kombëtare u humb, dhe nuk është e thjeshtë të rikuperohet”, thotë ajo. Për eksperten, edhe pse sektori i ndërtimit do të marrë zhvillim, disa të tjerë si turizmi dhe sipërmarrja private që janë goditur rëndë, dhe masat e qeverisë nuk duken të mjaftueshme”.