Komisioni i Rithemelimit- Bashës: Mori fund koha kur kandidatët caktoheshin nga zarfet dhe pazaret

181
Sigal

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar në lidhje me procesin e primareve që po zhvillohet në 6 bashki të vendit, për zgjedhjet e 6 marsit.

Sipas Komisionit të Rithemelimit, Basha ka shprehur mllef ndaj votës së lirë, duke shtuar se ka ikur koha kur kandidatët zgjidheshin me zarfe.

Reagimi:

E mirekuptojme mllefin e Lulzim Braves ndaj votes se lire qe ka zevendesuar zarfat dhe pazaret, por koha kur kandidatet caktoheshin nga zarfet dhe zgjedhjet shiteshin per pazare ka marre fund.

Sot, per here te pare demokratet zgjodhen te lire kandidatet me te cilet do te perfaqesohen denjesisht ne zgjedhjet e 6 Marsit.

Ne ndryshim nga kandidatet e pengut te Edi Rames kandidatet fitues paraqiten me dinjitet para qytetareve si produkt i nje procesi te lire e te ndershem.

Vetem te bashkuar do te risjellim shpresen dhe fitoren!