Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, pret në takim Ambasadoren Yuri Kim./ Ja çfarë u diskutua mes tyre (FOTO)

218
Sigal

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, z. Ilirjan Celibashi së bashku me Nënkomisioneren zj. Lealba Pelinku takuan Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës zj. Yuri Kim.

Qëllimi i takimit ishte njohja me përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Bashkëbisedimi u fokusua tek sfidat kryesore të procesit zgjedhor, sikurse janë projektet e teknologjisë së informacionit, lista e zgjedhësve, dokumentet e identifikimit, dekriminalizimi, masat për parandalimin e shitblerjës së votës dhe mashtrimit në zgjedhje. ​