Italia e para në BE për personat që kanë marrë vaksinën anti-Covid

156
Sigal

Italia është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që ka kapur rekordin me një milion qytetarë që kanë marrë vaksinën anti-Covid.

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri i vendit Giuseppe Conte, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Një milion italianë morën vaksinën anti Covid-19. Një falënderim i ndjerë për qytetarët dhe Shërbimin tonë Shëndetësor Kombëtar për përgjigjen e jashtëzakonshme. Italia është e para në BE për numrin e njerëzve të vaksinuar. Një fakt inkurajues që na shtyn të ecim përpara, duke mbajtur gjithnjë të lartë vigjilencën”, shkruan ai.