Henze : Rama po i trajton përmbytjet me shaka, njësoj si Covidi-n

202
Sigal

Përmbytjet e ditëve në vend ishin temë e përplasjes politike në distancë mes kampeve politike, dhe kjo si pasojë e deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili u vetëlavdërua për punën e mirë që ai ka bërë në këto vite në menaxhimin e situatave të tilla.

Dhe në mesin e këtij debati ku palët fajësojnë dhe akuzojnë njëra-tjetrën për paaftësi dhe dështim të qeverisë është përfshirë edhe këshilltari ekonomik pranë grupimit më të madh politik dhe qeverisës në Gjermani, CDU-së, Martin Henze.

Përmes rrjeteve sociale teksa referon replikën e Ramës me kryedemokratin Lulzim Basha, Henze shprehet se ashtu siç bëri me covid-in që u tall për muaj të tërë dhe dështoi në menaxhimin e tij, Edi Rama po tallet dhe me fatkeqësinë natyrore që ka prekur së fundmi shqiptarët.

“Rama, ai bëri shaka me covid për muaj dhe dështoi. Shumë, shumë shqiptarë vdiqën, ai dështuan. Tani një katastrofë mjedisore dhe ai bën shaka përsëri. Tani ai ka organizuar sjelljen e vaksinës nga Gjermania, nga lindi kjo, a u ishte vjedhur gjermanëve, të cilët e paguanin atë?”,- shprehet eksperti gjerman, Martin Henze.