Kolegji Zgjedhor certifikon mandatet

527
Sigal

Kolegji Zgjedhor pranon kërkesën e PS-së, shpërndan mandatet në qarqe

Historia e zgjedhjeve të 23 Qershorit u mbyll dje me certifikimin e140 mandateve nga ana e Kolegjit Zgjedhor. Dhe pas këtij veprimi pritet seanca e parë parlamentare, ku sipas procedurës, Presidenti do t’i kërkojë kryeministrit të ri, publikimin e emrave të kabinetit qeveritar, të cilët më vonë do të miratohen nga deputetët. Kolegji Zgjedhor shqyrtoi dje  rast pas rasti 12 kërkesë / paditë e PS-së për ndarjen e mandateve të deputetëve në 12 qarqet e vendit. Kolegji e nisi shqyrtimin me qarkun e Gjirokastrës dhe duke iu referuar tabelës së rezultateve dhe listave shumë emërore të vëna në dispozicion nga KQZ-ja, vendosi ndarjen e mandateve 3 me 1 në favor të Aleancës për Shqipërinë Europiane, kundrejt Aleancës për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim.

 QARKU GJIROKASTER 

PS – 3 deputetë – Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Anastas Angjeli
LSI – 1 deputet – Vangjel Tavo
PD – 1 deputet – Genc Ruli

Më pas e njëjta procedurë u ndoq nga Kolegji Zgjedhor edhe me shpërndarjen e mandateve në 11 qarqet e tjera.

QARKU DURRËS
PS – 6 deputetë – Blendi Klosi, Klodiana Spahiu, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Gentian Bejko, Artur Bushi
LSI – 1 deputet – Lefter Koka
PD – 5 deputetë – Eduart Halimi, Igli Cara, Albana Vokshi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi
PR – 1 deputet – Agron Duka

QARKU FIER
PS – 9 deputetë – Gramoz Ruçi, Erjon Braçe, Eglantina Gjermeni, Ilirjan Celibashi, Armando Subashi, Arben Çuko, Pirro Lutaj, Majlinda Bufi, Ervin Koçi
LSI – 2 deputetë – Petrit Vasili, Robert Bitri
PD – 4 deputetë – Sokol Olldashi, Mesila Doda, Kozma Dashi, Shpëtim Idrizi
PDIU – 1 deputet – Omer Mamo

QARKU KORÇE
PS – 6 deputetë – Bashkim Fino, Arta Dade, Olta Xhaçka, Ilirian Pendavinji, Ilir Xhakolli, Ylli Ziçishti
LSI – 1 deputet – Piro Kapurani
PD – 5 deputetë – Ridvan Bode, Eleina Qirici, Edmond Spaho, Fatmir Mediu, Gjergji Papa

QARKU ELBASAN
PS – 6 deputetë (pranë deputetit 7) – Ben Blushi, Damian Gjiknuri, Evis Kushi, Alfred Peza, Taulant Balla, Musa Ulqini
LSI – 2 deputetë – Edmond Haxhinasto, Bujar Kllogjri
PD – 4 deputetë – Arben Imami, Eduard Selami, Ardian Turku, Luçiano Boçi
PR – 1 deputet – Luan Duzha
PDIU – 1 deputet – Aqif Rakipi

QARKU VLORE
PS – 6 deputetë – Edi Rama, Valentina Leskaj, Koço Kokëdhima, Luiza Xhuvani, Fatmir Toçi, Andrea Marto
LSI – 1 deputet – Shkëlqim Selami
PBDNJ – 1 deputet – Vangjel Dule
PD – 3 deputetë – Astrit Patozi, Arben Ristani, Liljana Elmazi
PDIU- 1 deputet – Dashamir Tahiri

QARKU KUKES
PS – 1 deputet – Vexhi Muçmataj
PD: 3 deputetë – Flamur Noka, Besnik Dusha, Alban Zeneli

QARKU BERAT
PS – 4 deputetë – Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalsi, Eduart Bejko
LSI – 2 deputetë – Nasip Naço, Gledion Rahovica
PD – 2 deputetë – Genc Pollo, Astrit Veliaj

QARKU DIBER
PS – 2 deputetë – Shkëlqim Cani, Ulsi Manja
LSI – 1 deputet – Përparim Spahiu
PD – 3 deputetë – Sherefedin Shehu, Bedri Hoxha, Roland Keta

QARKU LEZHË
PS – 2 deputetë – Mimi Kodheli, Armando Prenga
LSI – 1 deputet – Monika Kryemadhi
PD – 4 deputetë – Aldo Bumçi, Gjovalin Kadeli, Albina Deda, Vasil Bicaj

QARKU TIRANE
PS – 16 deputetë – Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Vasilika Hysi, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafaj, Lindita Nikolla, Besnik Baraj, Xhemal Qefalia, Sadri Abazi, Parid Cara, Spartak Braho, Artan Gaçi, Pjerin Ndreu, Rakip Suli, Milena Harito, Dashamir Peza.
LSI- 3 deputetë – Ilir Meta, Klajda Gjosha, Luan Rama
PD – 11 deputetë – Sali Berisha, Myqerem Tafaj, Majlinda Bregu, Halim Kosova, Florion Mima, Gerti Bogdani, Dashamir Shehi, Jorida Tabaku, Edi Paloka, Keltis Kruja, Kastriot Islami.
PR – 1 deputet – Ylli Shehu
PDIU – 1 deputet – Tahir Muhedini

QARKU SHKODER
PS- 4 deputetë – Mimoza Hafizi, Tom Doshi, Paulin Sterkaj, Namik Kopliku.
LSI – 1 deputet – Agron Çela
PDKSH – 1 deputet Mark Frroku
PD – 5 deputetë Jozefina Topalli, Helidon Bushati, Voltana Ademi, Nard Ndoka,

Kolegji  shqyrtoi kërkesën e PS-së

Kolegji Zgjedhor vendosi të shqyrtojë kërkesë/padinë e Partisë Socialiste për shpërndarjen e mandateve të deputetëve, në kushtet kur KQZ-ja nuk mund të bëjë certifikimin e zgjedhjeve për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm prej 5 anëtarësh. Mbi bazën e kërkesës së bërë nga PS-ja, Kolegji Zgjedhor pritet të përmbyllë procesin zgjedhor, pasi të shqyrtojë rast pas rasti të 12 kërkesë/paditë e paraqitura nga PS për shpërndarjen e mandateve në 12 qarqet e vendit

 Përfaqësuesi i PS-së, Koli Bele kërkoi që Kolegji t’i shqyrtonte së bashku kërkesat për 12 qarqe, me argumentin se kanë të njëjtin objekt. Por kërkesa e tij u rrëzua nga trupa e Kolegjit.

Përfaqësuesi i PD-së Ivi Kaso kërkoi pushimin e padisë së PS-së, pasi sipas tij, është paraqitur para kohe. “KQZ sot kishte duhet ta merrte vendimin, por nuk u arrit që të merrej një vendimmarrje. Mbledhja është zhvilluar në orën 12:00, por PS nuk mund ta bënte para dy ditësh këtë kërkesë. PS nuk mund ta merrte të garantuar faktin se KQZ nuk do të mund ta merrte këtë vendim. Jemi investuar në mënyrë paraprake dhe paragjykuese për KQZ-në.”- deklaroi Kaso. Pas ndarjes së mandateve nga Kolegji Zgjedhor, Aleanca për Shqipërinë Europiane zyrtarizon 83 mandatet e saj, ndërsa Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim do përfaqësohet në Parlamentin e ardhshëm me 57 deputetë.

Deputetët që do të marrin postet e ministrave, pasi të bëjnë betimin në Kuvend, do të japin dorëheqjen nga mandati i deputetëve dhe në vend të tyre do të hyjnë 16 deputetët e tjerë.

Lista e deputetëve që pritet të vijnë

Partia Socialiste

Lezhë

Mejreme Delishi

Fier

Adelina Rista

Antoneta Dhima

Dibër

Hasan Ceni

Durrës

Esmeralda Shkjau

Elbasan

Luljeta Arapi

Gjirokastër

Vladimir Kosta

Dashamir Kamberi

Tiranë

Enkelejda Shkreli

Erjeta Alhysa

Blerina Gjylameti

Ervin Bushati

Lëvizja Socialiste për Integrim

Tiranë

Kejdi Mehmetaj

Elbasan

Miranda Rira

Durrës

Bujar Derveni

Berat

Selfo Kapllani