Koalicioni “Shtëpia e Lirisë”/ Maliqi: Vendimi i KQZ-së nuk ka vlerë

204
Sigal

Ish-deputeti Lefter Maliqi shprehet se vendimi i KQZ-së që regjistroi koalicionin “Shtëpia e Lirisë” pa “Komisionin e Rithemelimit” nuk ka vlerë.

“’Shtëpia e Lirisë’ është propozim i Liderit Berisha si koalicion. Kandidatët për Kryetar Bashkie në 6 Mars, janë kandidatët e nxjerr nga primaret e PD-së, me propozim të grupit të ri-themelimit të PD-së.  Vendimi i KQZ, nuk ka vlerë pasi LSI mbështet kandidatët e Liderit Berisha dhe grupit të ri-themelimit bashkë  me PDK-në. LSI me veprimin teknik për regjistrimin e koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’ vendosi interesin e shqiptarëve, të demokracisë dhe pluralizmit politik mbi atë personal”, shkruan Maliqi në një postim në FB.

Më tej, shton: Bravo Ylli Manjani i cili thotë të vërtetën. Ka tre shtëpi tha: “Shtëpia e Lirise”,  “Shtëpia Bunker” e Lulit dhe “Shtëpa Publike” e Edit.

Reagimin e mbyll me nj urim për kandidatët e koalicionit: Urime dhe fitore 6 kandidatëve për Kryetar Bashkie të koslicionit fitues opozitar “Shtëpia e Lirisë”!