Koalicioni paszgjedhor i LSI-së, Meta: Krahët tona janë të hapura për…

536
Kryetari i Kuvendit, ende në detyrë, Ilir Meta ka folur sot lidhur me koalicionet paszgjedhore, ndërsa pohoi se LSI është e hapur për të gjitha forcat politike. Në një deklaratë para mediave, Meta theksoi se lidhur me koalicionin me PS-në, LSI do të shprehej pas zgjedhjeve dhe se kur të bëhej reforma zgjedhore.
“Krahët e LSI janë të hapur për të gjithë. Për të gjithë….(ndërhyjnë gazetarët) tani të lutem..Janë të hapura për të gjithë dhe LSI duhet të falënderoj dhe kryetarët. Kjo marrëveshje dëmton disa parti, sidomos të voglat. Ka disa komente negative. Kjo nuk është marrëveshje kundër LSI, por e ndihmon atë. Mjafton t’ju them në mënyrë të qartë se me rezultatet e zgjedhjeve vendore, rritja them se do jetë në progresion. Me rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2015, LSI-ja merr 34 mandate. Me atë numër votash marrim 7 mandate deputetësh në Tiranë, 4 mandate në Durrës, 4 në Fier, 4 në Elbasan dhe kështu me rradhë”, tha Meta.

Nga ana tjetër ai pohoi se: “Së pari kemi shprehur që LSI do të shprehen për koalicion kur të përfundonin zgjedhjet dhe reforma zgjedhore, që s’u bë asnjëherë. Në momentin e krizës, LSI e kishte bërë të qartë se zgjedhjet pa opozitës ishin në farsë dhe do të vendoste që të vijonte me PS nëse ajo do të vijonte me kontributin e saj ndaj opozitës. Nëse ka një forcë që të jetë më e gëzuar, se PS dhe PD është LSI. LSI ka qenë e qartë se duhet një qeveri besimi për zgjedhjet, duke mos përjashtuar dhe Ramën si kryeministër, për t’u garantuar zgjedhjet. Nuk u vazhdua me qeveri teknike pa Ramën, u bë qeveri besimi, edhe me ministra teknikë dhe Ramën kryeministër. Ai diti ta vendoste. Ai është i kënaqur më shumë për këtë çështje. LSI-së i është larguar vetëm një ministër, pasi ishte e gatshme që të largonte të gjithë. Kemi zgjedhje me opozitën dhe kjo ka qenë interesi i qytetarëve, ndërkombëtarëve. Kemi vetting me opozitën, se mund të kishim dhe pa të.
Sigal