Koka në Manëz: LSI në qeverinë e Shtatorit do të hyjë si aksioner

469
Pasditen e djeshme Kreu i LSI Durrës, Lefter Koka pati një takim me strukturat e LSI Manëz i shoqëruar nga Kandidati për Deputet që përfaqëson zonën e Manëzës Albert Gjoka

Në takimin që pati me strukturat e LSI Manëz kryefjala e Kokës ishte : – “LSI në qeverinë e Shtatorit do të hyjë si aksioner, në çdo variant të mundshëm e ky është një fakt i pakundërshtueshëm sot”. Ai vijoi se verdikti i qytetarëve do të vendosë mbi të gjitha për ardhmërinë e tyre dhe ata do të votojnë për atë forcë politike që ka veshë ti dëgjojë dhe ka duar t’I ndihmojë

“Aleanca dhe bashkëqëverisja me PS mbi të gjitha për të bërë më mirë ato që mund të bënim, por LSI asnjëherë nuk mund heshte, të bëhej pale apo të pajtohej me fenomenet shqetësuese në vend. Dialogimi, evidentimi i shqetësimeve, transparenca janë të gjitha faktorë që sot kanë vënë LSI në një pozicion strategjik si në politikë ashtu edhe përballë qytetarëve” – theksoi Koka.

Koka theksoi se qytetarët janë të lodhur nga fjalët boshe të politikës edhe pse fati I tyre është I lidhur ngushtësisht me vendimarrjet e saj.

Më tej ai tha se kërkesat e qytetarëve janë bazike, takohen përditë njerëz që sot diskutojnë bukën e përditshme, mungesën e energjisë apo ujit të pijshëm, elementë jetik për njerëzit. Nëse qytetarëve do t’ju ofrohet miqësi, besnikëri dhe përkushtim kjo do të garantojë një fitore spektakolare të LSI në Durrës, përmbylli gjatë këtij takimi fjalën e tij Lefter Koka.
Sigal