Klevi Pojana: Turpi i Shqipërisë, ministrja dhe shefi i saj marrin peng të ardhmen e rinisë

596
Sigal

Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana me anë të postimi në rrjetin e tij social “Facebook” ka reaguar pas testit të lëndës së Matematikës të maturantëve.

Pojana shprehet se: Paaftësia ka ngrohur mirë kolltuqet më të larta të institucioneve në Shqipëri, ajo ka marrë trajtë njerëzore duke na u shfaqur herë si Rama, herë si Shahini dhe herë si Spiropali me shokë!

Ja postimi i plotë:

TUR(P)I I SHQIPËRISË

Ju që me mundin, djersën dhe të ardhmen e rinisë shqiptare talleni e abuzoni meritoni vetëm nënçmim!

Paaftësia ka ngrohur mirë kolltuqet më të larta të institucioneve në Shqipëri, ajo ka marrë trajtë njerëzore duke na u shfaqur herë si Rama, herë si Shahini dhe herë si Spiropali me shokë!

Historia e ndodhur këtë vit me maturantët është një histori e përsëritur.
Prej vitesh maturantët shqiptarë janë përballur me eksperimente të rrezikshme që kanë vrarë sa e sa ëndrra e kanë shkelur përdhunshëm mbi sakrificat e sa e sa nxënësve dhe familjeve të tyre, duke mos e çuar hakun tek i zoti dhe duke prodhuar plagë sociale falë keqadministrimit të arsimit nga kjo qeveri!

Besa Shahini ministre, nuk është thjesht një kukull të cilës i mungon truri, por është një makineri e ndryshkur propagande!

Maturantët nuk mund dhe nuk duhet të trajtohen në këtë mënyrë!

Ky vit ndryshe nga vitet e tjera ka qenë tejet i vështirë, veçanërisht për maturantët, me shkëputje disa mujore nga mësimi si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të nëntorit dhe karantinës që izoloi të gjithë vendin.

Në këto kushte ‘ekspertët’ e Shahinit përpilojnë teza absurde e me vështirësi të lartë, me pyetje jashtë programit e me përkthime amatore nga anglishtja.
Subjektiviteti i pyetjeve penalizon maturantët PADREJTËSISHT!

Kaq do të mjaftonte në çdo vend normal për të çuar në dreq ministren, shefin e saj dhe çdo qeveri që merr peng të ardhmen e rinisë, POR ne jetojmë në Shqipërinë e një realiteti 10 herë më të mirë se Gjermania dhe 50 herë më të mirë se Italia, prandaj dhe këto Rilindas ndihen komod në batakun e tyre!

Fëmijët tuaj i arsimoni në shkollat më të shtrenjta në Amerikë dhe Europë të dashur Rilindas, por i arsimoni me gjakun dhe djersën e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi dhe nëse ka prokurori e SPAK që gërhasin nga gjumi i thellë i pandëshkueshmërisë, mos harroni që ka Zot!

Gjithsesi ora ecën e nuk ndalet… këmbanat bien për JU, dhe jam i bindur që do të bien fort!