Klajda Gjosha / “Çdo veprim në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin bëhet pengese e së ardhmes europiane të Shqipërisë”

405
Edhe kandidatja që kryeson listën e LSI-së në Tiranë, Klajda Gjosha njëherazi edhe Ministre e Integrimit, me anë të një statusi në rrjetin social facebook, ka reaguar për thirrjet e Kryeministrit Rama për përfshirjen e Policisë së Shtetit në fushatë, duke i cilësuar ato si thirrje të padëgjuara më parë si edhe i bëri thirrje Policisë së Shtetit të mos bëhet palë e asnjë partie politike.

Statusi i plotë:
“Eshte e papranueshme qe te trumbetosh reformat shtetndertuese, me thirrje te padegjuara me pare,ku Policise se Shtetit i kerkohet te mbledhe vota per partine! Eshte e papranueshme te ndodhe kjo ne nje vend qe do te cele negociatat me BE! Ne nuk mundemi te lejojme qe te zhbehen standarted e procesit te integrimit. Policia e Shtetit ne nje vend demokratik eshte e depolitizuar dhe ka vetem nje MISION:Te jete gardiania e qytetareve,lirive,te drejtave te tyre dhe te garantoje nje proces zgjedhor normal,ashtu sic shqiptaret e meritojne. I bej thirrje Policise se Shtetit te mos behet pale e asnje partie, asnje lloj interesi, pasi cdo veprim i tyre raportohet prane instancave te Bashkimit Europian. Cdo veprim ne kundershtim me Kushtetuten dhe ligjin behet pengese e te ardhmes europiane te Shqiperise. I bej thirrje gjithashtu Task Forces dhe Ministrit te Brendshem te ndalojne presionet ndaj administrates dhe te marrin te gjitha masat qe Policia e Shtetit te jete vigjilente dhe te reagoje ndaj cdo akti dhune qe po shoqeron fushaten zgjedhore”, shkruan Gjosha në facebook.
Sigal