Basha tregon pikat e dobëta të planit të qeverisë për ndihmën, paketa është e paplotë dhe përjashtuese

352
Sigal

Kryetari Basha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin Tempora të Sonila Meços, ku tregoi se çfarë qendrimi do të mbajë sot opozita në mbledhjen e Këshillit të Digurisë Kombëtare. Zoti Basha u fokusua tek pamjaftueshmëria e planit të qeverisë, i cili përfshin vetëm 1/3-ën e të vetëpunësuarve dhe lë pa ndihmë 35-50 të punësuar në bizneset e vogla të mbyllura. Plani nuk ndihmon mijëra qytetarë të paregjistruar si të papunë, megjithëse jetojnë në varfëri ekstreme. Basha thotë se buxheti ka para, por qeveria është e pritur të paguajë 4 klientë të saj më 22 milionë euro, në vend të mijëra shqiptarëve në vështirësi.

Pyetje: Do të zhvillohet mbledhja e Keshillit të Sigurisë o jeni pergjigjur pozitivisht ftesës së presidentit të republikës. Çfarë prisni, çfarë vendimesh mund të merren në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë?

Basha: Është paraqitur rendi i ditës për raportimet në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Nuk është hera e parë që kryetari i opozitës ftohet të marrë pjesë në një mbledhje të tillë. Natyrisht, secili do të paraqesë propozimet në emër të institucionit qe përfaqëson. Unë e kam pranuar këtë ftesë në emër të opozitës së bashkuar për të vijuar me ato që kemi bërë gjithë këto ditë, gjithë këto javë, duke dhënë kontributin tonë maksimal për kapërcimin e kësaj situate të vështirë për të gjithë qytetarët.

Pyetje: Zoti Rama doli dhe deklaroi 7 pikat e qeverisë së tij për përballimin e situatës, edhe disa pika të tjera, “do të paguaj me dyfishin e rrogës të vetëpunësuarit mujore, do të dyfishojë pagesën mujore për të papunët dhe ndihmës ekonomike”. Pra është pasuruar ajo paketë me 7 pika. Çfarë mendoni?

Lulzim Basha: Së pari, dua të them se është një hap i parë i mirë të cilin e përshëndes, por që është një hap i pamjaftueshëm. Prej dy javësh i kemi kërkuar qeverisë të veprojë pa hezitim dhe pa pengesë. Pse i kemi kërkuar të veprojë pa vonesë?! Sepse çdo ditë që kalon bëhet fjalë për dhjetëra mijëra biznese të mbyllura. Kemi një rënie në pikiatë të konsumit gjë që përkeqëson shëndetin e ekonomisë dhe përçon efektin e sëmundjes së ekonomisë tek çdo familje, dëmton ekonominë kombëtare, ekonominë familjare, ul të ardhurat, rrënon bizneset. Më në fund paketa ka ardhur, por është e paplotë.

E mirëpres hapin e parë për ndihmën ekonomike për afro 30 mijë familje. Ekzaktësisht llogaria që kryeminsitri ka bërë me dije janë 30200 të vetëpunësuarit e biznesit të vogël. Por, nëse kjo ndihmë nuk u shkon në llogari 30200 familjeve në fund të muajit, atëherë ka shumë gjasa që të mos kenë asnjë mundësi për t’ia dalë. U deklarua të enjten, po detajohet sot ditën e martë.

Ndaj duhet që sa më shpejt këto para të përfundojnë tek këto familje. Sepse e shoh shumë të vështirë me kapacitetet që po punohet tani, nëse do të realizohet apo ajo, sepse nuk e dimë kush janë këto 30200, ndërkohë që numri I bizneseve që janë mbyllur është shumë i madh. Si do detajohen? Kush do të përfitojë? Pse nuk do përfitojnë të tjerët? Këto janë çështje të cilave duhet t’i japë përgjigje sa më shpejt qeveria. Kjo ka qenë arsyeja e propozimit të kësaj mase një javë me parë. Sepse çdo ditë që kalon shënon një thellim të gropës ekonomike.

Ju thashë, hapi i parë është tërësisht i pamjaftueshëm. Janë afro 90 mijë biznese të vogla dhe të gjitha janë biznese familjare. Duke qenë se qeveria ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 e tyre duhet të këtë një arsye përse ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 e tyre. Sonte nuk dua të paragjykoj pse ka vendosur të kompensojë 1 në 3. Por sonte dua të përsëris thirrjen ta bëjë transparente arsyen. Pse ka vendosur të kompensojë vetëm 1/3 biznese? S

ipas llogarive tona dhe kontakteve me shoqatat e biznesit dhe përfaqësuesit e tyre kemi midis 65-80 mijë biznese të mbyllura, pa asnjë aktivitet si pasojë e masave të marra nga epidemia. Në rastin më të mirë janë edhe 35 mijë që janë pa asnjë të ardhur nga kjo masë. Në rastin më të keq edhe 50 mijë të tjerë, po flas këtu vetëm për të vetëpunësuarit.

Ndaj duhet urgjentisht të bëjë publik planin që qeveria ka për këto familje. Po kaq e rëndësishme është të shpallet ndihma për të punësuarit në këto biznese, sepse po të keni parasysh edhe një kafe lagjeje përvecc pronarit ka të punësuar dy tre persona të tjerë që do të marrin rrogën. Edhe ato janë familjarë, përfaqësojnë familje. Cfarë do të ndodhë me ta. Përfaqësojnë 100 mijë, dhënia e një page minimale është po kaq humanitare dhe ligjore.

Shuma totale që ka vënë për këtë kategori është 12.5 milionë euro. Ndërkohë që vetëm javën që shkoi në një ditë i është paguar 4 vetave 22 milionë euro. Këto janë masa emergjente që duheshin marrë dje, përndryshe sot është shumë vonë. Duhet të merren sot sepse nesër është shumë vonë. Muaj mars po mbyllet dhe këto familje nuk dinë fatin e tyre. Kuptuam që 30200 do të përfitojnë, duhet të dimë se çfarë do të ndodhë me të tjerët.