Kërpaçi: Jemi në krahun e qytetarëve për t’i dhënë forcë reagimit të tyre kundër padrejtësive

397
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së, Floida Kërpaçi teksa publikon pamje nga takimi i sotëm në Kombinat, ku së bashku me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi takuan banorët e dëmtuar nga tërmeti i vitit të kaluar në këtë zonë, ajo shprehet se LSI-ja është në krahun e qytetarëve për t’i dhënë forcë reagimit të tyre kundër padrejtësive.

“Kombinat, Tiranë📍 –  Jemi në krahun e qytetarëve për t’i dhënë forcë reagimit të tyre kundër padrejtësive.

Dëgjuam sot nga afër shqetësimet e banorëve të prekur nga tërmeti në zonën e Kombinatit. Rilindja i ka lënë në qiell të hapur. Projekti i rindërtimit është kthyer në një fasadë korruptive në kurriz të qytetarëve të Tiranës. Kurajo dhe durim deri më 25 Prill; bashkë do t’ja dalim të fitojmë mbi antivlerat”, shprehet Kërpaçi.