Kërpaçi: Dita Ndërkombëtare e Teatrit në Shqipërinë pa teatër

168
Sigal

Kandidatja për deputete e LSI-së, Floida Kërpaçi ka kujtuar sot në Ditën Ndërkombëtare të Teatrit shembjen barbare që qeveria i bëri Teatrit Kombëtar në Tiranë. Në një mesazh në Facebok, Kërpaçi kujton dhe përballjen me policinë më 17 maj, ditë në të cilën ajo ka pasur dhe ditëlindjen.

Mesazhi i Floida Kërpaçit në Facebook:

17 Maji i vitit 2020 ishte për mua një ditëlindje ndryshe nga të tjerat. Atë ditë kur bota ishte në mesin e përballjes me pandeminë, Tirana u zgjua nën ndjenjën e terrorit, pasi fadromat dhe forcat policore të shtetit u sulën mbi Teatrin Kombëtar për ta shembur atë.

Sot, Ditën Botërore të Teatrit, do duhej ta shënonim në monumentin kulturor e historik, Teatrin Kombëtar, por ja që këtë e bëri të pamundur Rama! Uroj gjithë artistët për këtë ditë të veçantë dhe ju siguroj se mua do më keni krah të fuqishëm kudo e kurdo që të jem.

Zotohem se me gjithë qenien time do të angazhohem pa fund që bashkë të jetojmë në një shoqëri që çmon e vlerëson artin e jo që shemb e shkatërron teatrot për t’i uzurpuar e zëvendësuar me beton.