Kërpaçi: Bashkë me të rinjtë jemi pranë familjeve të prekura nga tërmeti në Thumanë

491
Sigal

Ish-deputetja e LSI, kryetarja e LRI Floida Kërpaçi së bashku me disa të rinj janë angazhuar për të ndihmuar familjet e prekura nga tërmeti në Thumanë. Kërpaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky është moment solidariteti dhe çdo ndihmë ka një vlerë të paçmueshme.

Postimi i plotë i ish-deputetes Floida Kërpaçi

Bashkë me të rinjtë jemi të angazhuar në terren pranë familjeve të prekura nga tërmeti në Thumanë🙏

Ky është mesazhi më kuptimplotë në ditët e festave kombëtare, të bashkimit shqiptar që tejkalon çdo vështirësi e fiton çdo përballje me kurajo e zemër.

Ky është moment solidariteti dhe çdo ndihmë ka një vlerë të paçmueshme! #Bashkohu🤝🙏