Kryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa ka reaguar ndaj deputeti socialist, Erion Braçe, ndaj pretendimeve të këtij të fundit për nisjen e hetimeve, në lidhje me raportimet e mediave për vrasjen e një 14-vjeçari pranë një shkolle në Tiranë.
Sipas Zhupës, Edi Rama dhe të tijët nxjerrin kokën, hapin luftën ndaj medias që flet kundër pushtetit dhe i kërcënojnë me ndjekje penale.
Kryetaja Zhupa, njëkohësisht edhe deputete e PD, përmes një statusi në rrjetet sociale, thotë se janë pikërisht ato media qe nuk ndjekin mashtrimet e radhës së propagandës së pushtetit dhe të Policisë së Shtetit, që kërkojnë mos manipulimin e ngjarjes dhe drejtësi, kërcënohen me ndjekje penale nga deputeti socialist, Erion Brace.
Zhupa u ka bërë thirrje organevee ligjzbatuese, të mos bien pre e ‘urdhërave politikë’ dhe mashë në duart e një mazhorance të kalbur.
Sipas ligjvënëses demokrate, përmes këtyre kërcënimeve, po krijohet një precendent i rrezikshëm, që çon në burgosjen e gazetarëve dhe mbylljen e mediave vetëm se publikojnë fakte, përkundër asaj që thotë qeveria.
Zhupa, e cilëson këtë, krismën e parë të një fushate të egër që do zhvillohet ndaj medias së lirë në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.
Statusi
Edi Rama dhe të tijët nxjerrin kokën, hapin luftën ndaj medias që flet kundër pushtetit dhe i kërcënojnë me ndjekje penale.
Kryetari i Deziformimit Brace, sot është shprehur se “ i ka kërkuar prokurorisë nisjen e hetimeve në lidhje me raportimet e mediave për vrasjen e një 14-vjeçari pranë një shkolle në Tiranë”.
Sic e kishim paralajmëruar komisioni i dezinformimit nuk kishte lidhje me penetrimin e propagandës që lidhej me Rusinë e me Kinën por me sorrugato diktatorin tonë Rama që do të kontrolloj mediat dhe ti persekutoj ato që nuk kontrollon dot.
Pikërisht ato media qe nuk ndjekin fije për pe mashtrimet e rradhës së komunikatës së policisë së shtetit, që i japin zë familjes së djalit të plagosur Luisit, që kërkojnë mos manipulimin e ngjarjes dhe drejtësi, ato media sot u kërcënuan me ndjekje penale nga Erjon Brace.
Hetim dhe ndjekje penale kur lajmet nuk ju pëlqejnë mbi punën e organeve të qeverisjes, për ato media që guxojnë të mos mbyllin sytë para dëshmitarëve.
Komuniteti ndërkombëtar duhet ta shikoj dhe ta dëgjoj që të gjitha paralajmërimet që i kemi thënë privatisht dhe publikisht po vërtetohen. Po krijohet një precendent i rrezikshëm që con në burgosjen e gazetarëve dhe mbylljen e mediave vetëm se publikojnë fakte, dëshmi të ndryshme nga ato që thotë qeveria.
I bëj thirrje organeve ligjzbatuese mos ndërmarrin veprime ndaj mediave me urdhër politik të Braces dhe mos bëhen mashë e qëllimeve politike të një mazhorance të kalbur.
Kjo ështe krisma e parë e një fushate të egër që do zhvillohet ndaj medias së lirë në prag të zgjedhjeve të vitit 2025.
Ne do qëndrojmë për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias me çdo kusht.