Keni probleme me dhëmbët? Manastirliu: Kjo është e vetmja klinikë hapur

289
Sigal

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se në dy javët e fundit janë trajtuar më shumë se 500 urgjenca.

Në kushtet kur të gjitha klinikat dentare janë mbyllur me një afat të pacaktuar, deri në përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga koronavirusi, të gjithë ata që kanë probleme duhet të drejtohen te Klinika Stomatologjike Universitare.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu shprehet se në dy javët e fundit janë trajtuar më shumë se 500 urgjenca.

“Klinika Stomatologjike Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare. Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit. KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike. Respekt për stafet mjekësore në shërbim”, shkruan ministrja.