‘Kemi pasur regjimin dhe bandat egërsisht kundër’/ Kryemadhi falënderon ekipin e LSI Elbasan

251
Sigal

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me strukturat e LSI Elbasan, ku u ka shprehur atyre mirënjohjen për vlerat e larta të treguara në zgjedhjet e 25 prillit.

‘Janë përballuar me dinjitet në një fushatë zgjedhore të padrejtë, duke pasur regjimin dhe bandat egërsisht kundër. Misioni vazhdon për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e çdo shqiptari!’, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit:

Ekipi i Elbasanit, duke u mirëpërgatitur për të ardhmen që kemi përpara. U jam thellësisht mirënjohëse, që kanë përfaqësuar vlera të larta dhe janë përballuar me dinjitet në një fushatë zgjedhore të padrejtë, duke pasur regjimin dhe bandat egërsisht kundër. Misioni vazhdon për ta bërë Shqipërinë, shtëpinë e çdo shqiptari!