Këlliçi prezanton nismën e re të ndërmarrë, roli i Evi Kokalarit dhe i grupimit të republikanëve amerikanë

Deputeti i PD dhe njëkohësisht anëtari i komisionit të Rithemelimit, Belind Këlliçi ka bërë me dije se për të shënjuar 30 vjetorin e fitores së parë të partisë Demokratike, do të ndërmerreshin organizime dhe bisedime me të rinjtë shqiptarë duke e quajtur “FRPDtalks”.

Përkthyer në shqip është “bisedime në Forumin Rinor të Partisë Demokratike”. Këlliçi ka sqaruar se ky organizim synonte hapjen e partisë Demokratike dhe zhvillimin e debatit të brendshëm duke njoftuar edhe për këtë u ishte bashkuar edhe një grupim i të rinjve amerikanë republikanë.

NOA

Pjesë e këtij paneli do të jenë disa persona, ku mes tyre bie në sy edhe aktivistja republikane Evi Kokalari.

Postimi i Plotë nga deputeti Belind Këlliçi:

Për të shënjuar 30-vjetorin e fitores së parë të Partisë Demokratike, ne të rinjtë e FRPD, kemi kënaqësinë t’ju bëjmë të njohur nismën tonë #FRPDTalks, që synon hapjen e partisë ndaj kontributeve të reja dhe institucionalizimin e debatit të brendshëm, si të vetmen formë të demokratizimit të PD, hapjes, bashkimit dhe forcimit të saj.

Na janë bashkuar në këtë nismë të rinjtë republikanë amerikanë, delegacioni i të cilëve kryesohet nga Rick Loughery, Kryetar i Young Republican National Federation.

Jemi krenarë për bashkëpunimin afatgjatë me Young Republicans of America! 🇦🇱🇺🇲
Shihemi nesër! ✌🏻